TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 63 vite burg, nëntë antarët e një grupi kriminal që kryente grabitjen me armë të bizneseve në zonën e Vlorës. Vendimi për dënimin e anëtarëbve të ktij grupi është marrë ditën e djeshme, ku gjykata i ka gjetur të gjithë fajtorë.
Sipas dosjes penale që prokuroria ka hetuar nëntë të pandehurit kanë qënë autorë të katër grabitjeve. Në datën 9 tetor 2012 disa prej anëtarëve të këtij grupi kanë vjedhur me armë një pikë lojrash konkretisht llotarinë sportive “EKO BET” në pronësi të shtetasit S.M që ai ka në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë ku persona të maskuar, kanë përvetësuar nga kjo agjensi shumën prej 57.000 lekësh të reja.
Po nga anëtarët e këtij grupi, në datën 19 tetor 2012, në lagjen “Hajro Çakëri”, Vlorë është vjedhur me dhunë shtetasi Anxhelo Zahaj të cilit i është marrë një varëse floriri dhe është demtuara fizikisht me mjete të forta ky shtetas.
Pas disa ditë pushimi, anëtarët e këtij grupi janë rishfaqur në datën 20 nëntor 2012 ku kanë tentuar të vjedhin me armë pika e karburantit “Alpet” që ndodhet në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ku është goditur me mjete të forta punonjësi i kësaj pike karburanti pasi ka arritur të kundërshtoj dhënjen e parave që kanë tentuar të vidhnin autorët e kësaj ngjarjeje. Pasi kanë dështuar në këtë rast, pas 28 ditësh anëtarët e grupit kanë dalë sërisht për të grabitur ku në datën 18 dhjetor 2012, është vjedhur me armë “Kazino Elektrik” në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, me pronar shtetasin S.M., ku është përvetësuar shuma prej 30.000 lekë të reja.
Të dënuarit
Xhuljo Nazëri 7 vjetBrisild Ismaili 12 vjet
Enio Haxhi 6 vjet.
Enton Lalo 4 vjet.
Jurgen Zotaj 6.4 vjet
Sami Balla 7 vjet.
Daniel Qopekaj 7 vjet.
Lysjen Abedini 7.4 vjet.
Bruno Kanani 6.8 vjet
Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)









