TIRANE - Disa zona të kryeqytetit do të vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm ditën e sotme. Mësohet se shkak për këtë është bërë një avari në linjën kryesore të Shën-Mërisë.
Sipas Ujësjellës Kanalizimeve për këtë arsye disa nga zona kryesore të Tiranës do të kenë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm.
Kështu zonat të cilat do të kenë kufizime janë: Komuna e Parisit, blloku i vilave amerikane, zona e rrugës “Tre vëllezërit Kondi”, spitali i Sanatoriumit, zona e Shkozës, zona e Saukut, Qyteti Studenti, zona e Tiranës së Re, zona e ish-Bllokut, “Birra Tirana” dhe rruga “Tre Dëshmorët” në Yzberisht.
Këto zona do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm deri në një njoftim të dytë, në riparimin e avarisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com