TIRANË- I dënuar në Itali për vrasje e trafik armësh, dhe i vënë në 2020-ën në shënjestrën e OFL-së, Valentino Kaçorri u arrestua nga Policia e Tiranës pasi u kap nga forcat  “Shqiponja” me armë zjarri në makinë teksa lëvizte në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. 

44-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë anëtar i Këshillit të Mbikëqyrjes në King Casino, në pronësi të Ervis Martinaj, por e mbyllur prej vitesh.

Në shkurt të 2020-ës Operacioni Forca e Ligjit i kërkoi të vetëdeklarojë pasurinë, në të njëjtën kohë që formularin ia dërgoi edhe Ervis Martinajt, sot i zhdukur prej muajit gusht, dhe që ende policia nuk e ka një përgjigje nëse është gjallë apo e kanë vrarë. 

Ervis Martinaj, është në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit që ka deklaruar se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.