Tiranë, LSI-së i ikën dhe 1 këshilltar
miratohet me 32 vota buxheti 2018 

Tiranë, LSI-së i ikën dhe 1 këshilltar<br />miratohet me 32 vota buxheti 2018 <br>
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me 32 vota projektbuxhetin për vitin 2018. Pas diskutimeve në Këshill paraditen e kësaj të enjte, projektbuxheti është miratuar vetëm me votat e përfaqësuesve të PS, ndërsa PD dhe LSI bojkotuan mbledhjen, por për arritjen e kuorumit votuan edhe 4 ish-këshilltarë të LSI që tashmë janë pjesë e grupit të PS. Pas Genta Mezinit, Agim Krajës dhe Naim Halilit, sot ka votuar pro Veliajt edhe Bora Panajoti, gjithashtu nga radhët e LSI-së.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ditën e sotme, është betuar anëtari i ri nga radhët e socialistëve, Enis Hoxha. Ai zëvendëson Florian Pullazin, i cili ka marrë detyrën e kreut të Njësisë Bashkiake nr.2 në kryeqytet, pas shkarkimit nga Veliaj të Elez Gjozës, përfaqësues i LSI.

Buxheti 2018, Veliaj: Rritje 16%, ja ku do investojmë
Për vitin 2018, investimet e parashikuara nga Bashkia e Tiranës për t’u zhvilluar në kryeqytet do të pësojnë një rritje prej 16%, krahasuar me vitin aktual. Gjatë prezantimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm, Veliaj listoi investimet të cilat do të prekin jo vetëm zonën e qëndrës, por edhe ato në periferi, ndërsa një vëmendje të posaçme do të marrë përmirësimi i infrastrukturës  në zonat rurale. “Me të drejtë buxheti i vitit 2018 mund të quhet buxheti i të gjithë qytetarëve, pasi përfshin të gjithë territorin e BT nga qendra deri në periferinë më të largët rurale të Bashkisë duke shënuar rritje në të gjithë programet e zhvillimit”, tha kryebashkiaku Veliaj.


Për Njësinë 1

Janë në zbatim e sipër projekte:

Ndërtimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga Rrugët Bashkim Kodra - Shkretëve - Shpëtim Zajmi - Spahiu - Ali Shefqeti.

Rehabilitimi i vendbanimeve të komunitetit Romë në Shkozë

Për vitin 2018 do të realizohen projektet e zbatimit për këto objekte :

Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare "Ali Demi"            

Për Njësinë 2

Janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 2 miliardë lekë:

Rikualifikimi urban i Bllokut që kufizohet nga rruga e Elbasanit-“Stavri Vinjau”-“Pjetër Budi” dhe “Ali Visha”

Rikonceptimi i parkut të lojërave të fëmijëve dhe parkim publik 2 kate nën tokë në rrugën e Elbasanit

Ndërtim i rrugës "Faik Konica",

Itinerare këmbësorësh me pistë vrapimi dhe biçikletash në Parkun e Liqenit Artificial

Rikonstruksioni i rrugës “Mihal Grameno” dhe degëzimit të rrugës “Budi“-Depo e ujit (faza e dytë).

Ndërtim i rrugës "Danish Jukniu",

Parkimi Nëntokësor të Sheshi Italia

Sinjalistikë vertikale dhe horizontale për lidhjen e Unazës së vogël me Unazën e Mesme të Tiranës

Rehabilitimi Unaza e Mesme

Korsitë e Biccikletave Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Shtesë kontrate - Rikonstruksion Kopshti nr. 18,Rruga "M. Grameno"

Ndërtim i shkollës 9-vjeçare "Kosova" Tiranë

Rikonstruksion dhe Instalim i Sistemit të Ngrohjes në Shkollën e mesme “Ismail Qemali”

Shtese kontrate Ndërtim i rrugës "Danish Jukniu",

Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes i Shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno ”

Për vitin 2018 do të realizohen projektet e zbatimit për këto objekte:

Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet nga BLV. “Bajram Curri“- Blv “Petro N. Luarasi“ - Rruga “Taulantia“ - Rruga “Ali Demi“

Rikonstruksioni i rrugës "Murat Toptani"

Ndërtimi i rrugës "Enver Preza" dhe degëzimeve të saj

Rikonstruksioni i rrugës "Grigor Cilka"

Rehabilitimi i rrugës “Xhorxh W Bush”

Ndërtimi i Infrastrukturës hyrëse dhe parkingjeve në Kampusin e “Qytetit Studenti”

Për Njësinë 3

•             Janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 415 milionë lekë:

o             Rikonstruksioni i Infrastrukturës së bllokut që kufizohet nga rruga “Endri Keko”, “Sadik Petrela” dhe Lana

o             Rikonstruksion i trotuareve dhe rrugës "Hoxha Tahsim" dhe “Xhanfize Keko”

o             Rikonstruksion i pjesshëm i shkollës së mesme të përgjithshme “Andon Z. Çajupi”

•             Propozojmë:

o             Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët "Leandro Zoto"- "Mari Kraja" - "Disha" - "Sadik Petrela"

•             Për vitin 2018 do të realizohen projektet e zbatimit për këto objekte:

Për Njësinë 4

Janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 141 milionë lekë:

o             Rikonstruksion i rrugës "Imer Ndregjoni "

o             Rikonstruksioni i rrugës së Dibrës (farmacia 10- Oxhaku)

•             propozojmë:

o             Shtese Kontrate - "Rehabilitimi i Fasadave në Godinat Publike", (Rruga e Dibrës)

o             Vendosje ashensori ne qendrën sociale Njësia nr.4

•             Për vitin 2018 do të realizohen projektet e zbatimit për qendrën e Kinostudios

Për Njësinë 5 janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 143 milionë lekë:

Shtesë Kontrate - Rikualifikim urban Blloku që kufizohet nga rrugët “Sulejman Delvina”, “Medar Shtylla”, ”Skënder Luarasi”, “Grigor Heba”, “Gjik Kuqali”

Korsitë e Biçikletave Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (prek NJA2 dhe 10)

Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare "Dëshmorët e Lirisë"

Propozojmë:

Shtesë Kontratë - Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”.

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rikualifikim urban i zonës "Kodra e Diellit"

Rikualifikim i bllokut qe kufizohet nga rrugët "Liman Kaba", Prokop Mima", "Robert Shvarc" dhe "Skender Luarasi"

Për Njësinë 6 janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 521 milionë lekë:

Rikualifikimi urban I Bllokut te Kufizuar nga Rr. "Llambi Bonata", Rr. "Haki Stermilli" "Musine Kokalari" dhe rikonstruksioni i rruges "Zyber Zeneli" NJA6

Rikonstruksioni i infrastruktures rrugore te bllokut kufizuar nga rruget Konferenca e Pezes - 3 Deshmoret dhe rruga Ali Jegeni

Propozojmë:

Shtese kontarte - Rehabilitim i varrezave Sharre dhe lidhja me rrugen ekzistuese Kombinat

Rehabilitimi i rrugeve te bllokut qe kufizohet nga rruget "Fabrika e Qelqit", "Konferenca e Pezes", "Besim Alla" dhe "Jorgo Panajoti" -Faza I

Shtese kontrate - Rikonstruksioni i infrastruktures rrugore te bllokut kufizuar nga rruget Konferenca e Pezes - 3 Deshmoret dhe rruga Ali Jegeni

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rehabilitimi i qendres se Kombinatit (sheshi Garibaldi)

Ndërtim tregu fruta perime (2 kate), Rruga "Fabrika e Qelqit"

Për Njësinë 7 janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 141 milionë lekë:

Palestra dhe sistemi i ngrohjes në shkollën 9-vjeçar “Dhora Leka”

Biblioteka e Qytetit Nr.9

Rehabilitimi i Unazës së Mesme” (prek edhe Nj.A te tjera 2,4,5,7,8,9,10)

Propozojmë:

Rikonstruksioni i rrugëve "Kel Kodheli" dhe "Skënder Shtylla"

Rikonstruksioni i shkollës "Gustav Majer"

Rikonstruksioni i shkollës "Sabaudin Gabrani"1

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Ndërtimi i Unazës 4 (segmenti rruga "Ndre Mjeda deri tek rruga "Dritan Hoxha)

Ndertimi I rruges paralel me rrugen Benjamin Kruta

Për Njësinë 8 janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 681  milionë lekë:

Rikonstruksioni i infrastruktures rrugore te bllokut qe kufizohet nga rruga Besa - Siri Kodra  - Zenel Bastari - Haki Rexhep Kodra (perfshin dhe rrugen tek Nish Kimike)

Rikonstruksioni i infrastruktures rrugore te bllokut qe kufizohet nga rruga Qemal Stafa  - rruga e Dibres dhe rruga Bardhyl

Ndertim i ri i shkolles 9-vjecare “Servete Maci”

Propozojmë:

Shtese kontrate - Rikonstruksioni i shkolles 9 vjecare Siri Kodra

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rikonstruksioni i rrugëve "Xhemal Sheh Abazi" dhe "Ymer Beqiri"

Rikonstruksioni i rrugëve "Bxhet Nelku" dhe "Ahmet Qorraliu"

Për Njësinë 9 janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 318 milionë lekë:

Rikualifikim urban i bllokut te kufizuar nga rruga "Ded Gjon Luli" - "Fortuzi" - BLV "Zogu i Pare" - Mine Peza dhe rikonstruksion i Rr. "Prokop Myzeqari" dhe Rr. "Hamid Shijaku"

Rikonstruksioni i Infrastruktures rrugore te bllokut te kufizuar nga rruget "Zogu i I-re" - rruga "Dibres"-Siri Kodra dhe Reshit Petrela.

Korsite e Bicikletave Bulevardi Zogu I Pare

Propozojmë:

Rehabilitimi I fasadës së pallatit te kryqëzimi I rrugës së Dibrës me Unazën e Vogël

Shtese kontrate - Ndërtim parkim nëntokësor, Sheshi Skënderbej

Shtese kontrate - Rikualifikimi Urban i Sheshit Skenderbej, Faza e I-re

Ndertimi i rruges lidhese me Bulevardin e Ri

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rikualifikim urban i bllokut kufizuar nga Rr. "Mine Peza" - "Fortuzi" - Zogu I" - "Haxhi Hysen Dalliu" - "Asim Vokshi"

Shtese kontrate - Rikualifikimi Urban i Sheshit Skenderbej, Faza e II-te

Rehabilitimi i bulevardit "Zogu I-rë""

Për Njësinë 10 janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 116 milionë lekë:

Korsite e Bicikletave Bulevardi Deshmoret e Kombit

Rikonstruksion i Shkolles 9-vjeçare “Dora D’Istria”

Korsi bicikletash në rrugën e Kavajës dhe rrugën e Dibrës

Propozojmë:

Rikonstruksioni i shkollës 9 vjecare "Konferenca e Pezës"

Rikonstruksion dhe shtese anesore e cerdhes Nr.8

Sistemim asfaltime ne disa rruge te NjA nr.10

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rehabilitimi i parkut "Rinia"

Rehabilitimi dhe kanalizimi i rrugës së Durrësit

Për Njësinë 11 janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 120 milionë lekë:

Rikonstruksion i rrugës “Besnik Hidri”

Ndertim shtese ne Shkollen 9-vjecare "Isa Boletini"

Propozojmë:

Rikonstruksion i infrastruktures rrugore Blloku qe kufizohet nga rruga Demi Nazeri- Princ Vidi-Gjok Doci

Rikonstruksion i qendres "Shtëpia e Përbashkët”

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

Ndertimi i rruges "Jusuf Gervalla"

Për Baldushkun

Propozojmë:

Rehabilitimi i qendrës Administrative Baldushk (Rikonstruksion i godinës së Njësisë, shtëpisë kulturës dhe sheshit)

Për Bërzhitën

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

Rikonstruksion palestre dhe ambiente sportive në shkollën 9 vjecare, Bërzhitë

Për Dajtin

Propozojmë:

Ndertimi I rruges dhe sistemimi I Lanes (200m)

Rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar "Ymer Lala", Surrel

Për Farkën

Propozojmë:

Rehabilitimi i rrugës dhe qendrës së lagjes Sheheler

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per koto objekte :

Rikualifikim urban i zonës "Kodra e Diellit"

Rikonceptimi i kopshtit zologjik dhe botanik

Rikonstruksioni i rrugës "Agallarëve"

Për Kasharin

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 540  milionë lekë:

Ndertimi i rrugeve "Migjeni" dhe "Kadri Roshi" ne njesine administrative Kashar - Faza I

Rehabilitimi I rruges Yzberisht- Kashar

Asfaltim i pjesshem I rruges Teodor Keko

Propozojmë:

Ndertimi i rrugeve "Migjeni" dhe "Kadri Roshi" ne njesine administrative Kashar - Faza II

Ndertimi i trotuareve në rrugët "Kasem Shima"dhe "Skënderbe", Mëzez Kodër

Ndërtimi i rrugëvë të bllokut pranë ish Astirit

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

Ndërtimi i rrugës "Marie Logoreci"

Për Krrabën

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

Rehabilitimi i qendrës së Krrabës (fasadat e 3 pallateve dhe lulishtja)

Për Ndroqin janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 88 milionë lekë:

Ndërtimi i rrugëve të brendshme të fshatit Ndroq; (2300 ml)

Ndertimi i rruges qe lidh rrugen nacionale Tirane -Durres me shkollen 9-vjecare "Seit Brahja"

Propozojmë:

Ndërtimi i rrugës së shkollës 9 vjecare "Ymer Kurti"

Ndërtimi i rrugës së fshatit Zhurje

Ndërtimi i rrugës Gërbllesh - Lagjia Ismalje

Për Petrelën janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 27 milionë lekë:

Ndertim ure qe lidh fshatin Qeha me fshatrat Shytaj,Hekal dhe Kryezi

Ndertimi i trotuareve dhe rehabilitimi i rruges pranes Njesise Administrative Petrele (Persqopit)

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Ndërtimi i rrugës Ura Domje - Lagjia Tagan

Ndërtimi i segmentit rrugor nga rreth-rrotullimi Mullet deri te ura në fshatin Qeha

Ndertim i palestres ne shkollen e mesme "Ibrahim Hasmema", Mullet

Për Pezën janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 2 milionë lekë:

Ndertimi i dhomes se kaldajes dhe montimi i Kaldajes shkolla 9-vjecare Peze Helmes

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

Rikonstruksioni i rrugeve te brendshme ne fshatrat fshatrat  Peze Helmes, Peze e Madhe dhe Peze e Vogel

Për Shëngjergjin

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rikonstruksioni i rrugës Zall - Bastarit (Ura Zall Dajt deri ne Zall Bastar) - Loti II

Për Vaqarrin

Per Vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

Rikonstruksioni i shkollës 9 vjecare Arbane

Për Zall Bastarin

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 118 milionë lekë:

Rikonstruksioni i rrugës Zall - Bastarit (Ura Zall Dajt deri ne Zall Bastar) - Loti I

Rehabilitimi i kanalit ujites Vilez,Zall Bastar

Propozojmë:

Sistemimi dhe rehabilitimi i Qendrës së Njësisë Administrative Zall Bastar

Për Zall Herrin janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 24 milionë lekë:

Rikonstruksion "Rruga Dritas"

Ndertim Ure Automobilistike faza e I

Propozojmë:

Rruga per ne fshatin Kasalle (degezim nga Cerkezi ne Cinam) Loti II

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte: Ndertimi i shkolles 9 vjecare Dritas

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat