TIRANE - Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, ku një automjet ka përplasur një këmbësor që mbante një qen përdore. I plagosuri, rreth 45 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve në kokë. Ai është dërguar me shpejtësi në Spitalin Ushtarak. Nuk dihet ende identiteti i tij.
Dëshmitarët thanë se kjo ndodhi për shkak të mungesës së dritave në rrugë, duke filluar nga "Zogu i Zi" përgjatë rrugës "Dritan Hoxha" deri në Laprakë.
Në këtë segment ndodhin herë pas here aksidente, pak ditë më parë aty gjeti vdekjen edhe një grua e moshuar e shtypur nga një autobus me targa greke që kishte shkelur rregullat e qarkullimit.

(Në foto, policia në vendngjarje)

(Në foto, vendi ku është përplasur këmbësori)

(Në foto, policia në vendngjarje)
Redaksia online
(ar.sh / a.ç /shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com