TIRANE - Një person ka humbur jetën, pas një aksidenti rrugor mbrëmjen e sotme afër “Misto Mames” në zonën e ish-Kombinatit në kryeqytet.

Një automjet tip “Alfa Romeo” ka përplasur rëndë një këmbësor, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak, duke mos u mbijetuar dot plagëve të rënda të marra nga përplasja me makinën.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, por pas pak orësh është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimës dhe drejtuesit të automjetit.

(eç/shqiptarja.com)