TIRANE-Pasditen e sotme rreth orës 18:00 tek mbikalimi i "Rinasit" ka ndodhur një aksident që i ka marrë jetën një të moshuare. 68 vjeçarja me inicialet R.L. po kalonte rrugën në momentin që u përplas me makinë nga Elton Doda 25 vjeç banues në Mamurras. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe e ka transportuar vetë në spital 68-vjeçaren, por ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit ka njoftuar policinë dhe menjëherë, sipas bluve të Tiranës është kthyer në vendngjarje, ku janë kryer veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se e moshuara ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, ku si pasojë e lagështisë në rrugë dhe errësirës është goditur nga automjeti.
Policia deklaron se drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në polici për veprime te mëtejshme.
/Shqiptarja.com

dy.b/shqiptarja.com