TIRANE- Policia e Tiranës ka ndaluar pasditen e djeshme Erta Boden bashkë me 2 djem, sepse morën peng një vajzë për disa orë.
Gjithçka është zhvilluar, pasi paraprakisht mendohet se ngjarja ka pasur sfond xhelozie mes femrash.
Policia e Tiranës ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se, efektivët e komisariatit nr 2, kanë shoqëruar shtetasit Eduart Karaj, Erta Bode dhe Renato Masmalaj, pasi akuzohen për pengmarrjen e një vajze.
Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme, Albana Lazri është mbajtur peng për disa orë nga tre të ndaluarit për shkaqe të dobëta, teksa nga burimet policore mësohet se ngjarja ka pasur shkak xhelozinë e Bodes, e cila ishte e dashura e njërit prej djemve.
Siç duket, një xhelozi e Bodes ndaj Lazrit, e ka shtyrë edhe etë Renaton që të merrte pjesë në këtë pengmarrje, e cila zgjati vetëm pak orë.
Pasi e kanë liruar, Lazri ka bërë denoncimin në komisariatin nr 2. Efektivët e këtij komisariati janë vënë në ndjekje të të dyshuarve, të cilët janë ndaluar mbrëmjen e djeshme.
Në profilin e saj në FB, Bode është perzantuar si zv.drejtoreshë në organizatën “E Ardhmja Jonë” dhe drejtoreshë e përgjithshme tek ministria e Teknologjisë dhe Inovacionit, por nga kjo ministri, sekretari i përgjithshëm saktësoi sot për Shqiptarja.com online se Erta Bode nuk punon dhe nuk ka punuar ndonjëherë në Ministrinë e Teknologjisë së Informacionit.
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com