TIRANE- Një grabitje me maska ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Tre persona të maskuar kanë grabitur një dyqan celularësh në kryqëzimin e “Vasil Shantos” në Tiranë. Grabitja e dyqanit ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
 
Tre grabitësit kanë thyer derën e dyqanit dhe xhamat, duke vjedhur një numër të madh aparatësh celularë, kryesisht i-phonë. Raportohet se grabitësit kanë marrë 10 i-phone dhe 2 laptopë.
 
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)