Muxhahedinët kanë mbërritur rreth orës 00:45 të së enjtes (01.08.2013) nga Kampi “Ashraf” i Irakut dhe do të strehohen në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Babrru si pesë grupet e tjera të mbëritur më parë. Ky grup është i gjashti i muxhahedinëve të mbëritur në Tiranë dhe e çon në 110 numrin e tyre, nga 210 që do të stehohen gjithsej në Shqipëri, pritet të vijnë edhe 100 muxhahedinë të tjerë.
Në kampin e Ashrafit ndodhen rreth 3000 muxhahedinë të cilët në gusht të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr nga lista e organizatave të huaja terroriste. Kryeministri aktual Sali Berisha pas një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 16 mars të këtij viti 2013 ka komunikuar se ka pranur të strehojë 210 prej tyre në Shqipëri.
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)