TIRANË - Nis mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mbledhja është thirrur nga kreu i Këshillit, Aldrin Dalipi. Merr kështu fund ngërçi disamujor mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë për t’u mbledhur bashkë.
Pasi përfaqësuesi i LSI, Shezai Rrokaj u shpreh se: "Aldrin Dalipi duhet të ulet në vendin e kryetarit të Këshillit”, këshilltari nga PD, Ferdinand Poni kërkoi që mazhoranca "të rikonfirmonte qëndrimin për Aldrin Dalipin". "Jemi kundër një votimi për të cilën kemi votuar. Ne konfirmojmë atë qëndrim që kemi mbajtur në 3 maj. Kërkojmë rikonfirmimin e Dalipit si kryetar këshilli", thanë këshilltarë të majtë.
Dhe me 32 vota, përfaqësuesi i majtë, Aldrin Dalipi u rizgjodh me 32 vota në krye të Këshillit Bashkiak.
BASHA: ME KALIMIN E NGËRÇIT DHAMË SHEMBULLIN MË TË MIRË TË KONSENSUSIT
E ka përshëndetur zgjedhjen e tij edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. 'Edhe pse me vota të mazhorancës, e përshëndes kryetarin Dalipi dhe i uroj punë të mbarë për të mirën e qytetarëve të Tiranës", tha Basha.
Ai ka përshëndetuar "gjithë këshilltarët për mençurinë që artitën të kalojnë një ngërç, që nuk iu shërbeu asnj ditë qytetarëve të Tiranës. Në këtë këshill është detyra e secilit prej nesh t’i shërbejë dhe kjo duhet të triumfojë mbi çdo ndasi politike. Këto ndasi ekzistojnë. Me kalimin e ngërçit për gjetjen e konsensusit, kemi dhënë shembullin më të mirë, ndonëse me pak vonesë, por më mirë vonë se kurrë, se jemi gati t’i shërbejmë një axhende; të bashkojmë zërin pavarësisht se mazhorancë apo opozitë për çështje që preokupojnë qytetarët e Tiranës", ka thënë Basha.
"Uroj që rifillimi i punës të ushqehet nga zbatimi strikt pa asnjë mëdyshje të vendimeve të këtij këshilli. Uroj që sa më shpejt bashkë me kënaqësinë e justifikuar për gjetjen e konsensusit dhe ky këshill t’i përvishet punës për shumë vendime që e presin".
Ndërsa Dalipi u shpreh se "i garanton gjithë anëtarët e këshillit dhe qytetarët, se Kushtetuta dhe rregullorja e këtij këshilli do jenë baza e punës sime. Garantoj anëtarët e opozitës, se do kenë gjithë hapësirën e duhur për të thënë fjalën e tyre në këtë këshill".
1 MILION LEKË PËR 6000 QYTETARË TË PËRMBYTUR NË NJËSINË 11
Këshilli Bashkiak ka miratuar me akt normativ çlirimin e gjysmës së fondit të emergjencës prej 1 milion lekë te reja për t'u ardhur në ndihmë 6000 qytetarëve të përmbytur te Bregu i Lumit. "Është një akt i sjellë me urgjencë. Bashkia e Tiranës iu është gjendur që në ditët e para me praninë e saj, është bërë evidentimi i dëmit, i është kërkuar qeverisjes vendore t’u vihet në ndihmë banorëve, nevojat janë të mëdha, qoftë dhe te mungesa e librave shkollorë. Nuk mund të presim me duarkryq derisa të vijë përgjigja.
Gjysmën e fondit të emergjencës, 1 milionë lekë të reja me shpresën që do ndihmojë sadopak kategoritë më të prekura", tha Basha. Ai argumentoi se "pushteti vendor s’ka mjete financiare apo autoritet ligjor të dëmshpërblejë. Fondi është minimal. Nuk zgjidh problemet. Dëmi qindra herë më i lartë se fondi që kjo bashki mund të vërë në dispozicion". Këshilltari socialist, Bushati e sulmoi Bashën, duke i thene se 1 milion lekë për 492 shtëpi të përmbytura, eshte shifër qesharake, sepse i bie 14 euro për familje. "Ju në buxhetin tuaj euforik keni parashikuar kaq pak para kur kjo ishte dita e parë me shi në Tiranë. Projektimi juaj në buxhet s’është serioz, ekonomik, s’është logjik". Ndërsa Bashai u pergjigj me: "Meqë kërkon ta njollosësh me mënyrën tënde të të bërit politikë them se buxheti është 40% më i lartë seç ka qenë në vitin më të mirë të ish-kryetarit të bashkisë, këto janë mundësitë ndaj shteti shqiptar ka parashikuar me ligj, buxhet drejtorinë kombëtare të emergjencave civile në MB. Sensi i parë është sensi i pranisë pranë këtyre njerëzve. Kemi të bëjmë jo vetëm me katastrofë natyrore, por me 6000 familje, jo me një ngjarje periferike me pak njerëz. Askush nuk i pengoi këshilltarët individualë të ishin pranë këtyre familjeve. Prania jonë pranë familjarëve, me rrethe biznesi ka qenë", tha Basha. "Ne kishim një vendim që të kontribuonin në mënyrë modeste. I falenderoj këshilltarët që u janë gjendur pranë", pohoi solidaritetin edhe të të majtëve, kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com