TIRANË – Një 18-vjeçar humbi jetën në lumin Erzen teksa po peshkonte së bashku me dy shokë të tij. Viktima është Igli Xhameta 18 vjeç nga Sharra.
Ai kishte dalë për të gjuajtur peshk me dy bashkëmoshatarët e tij, por fatkeqësisht humbi jetën pasi u rrëmbye nga ujërat e lumit Erzen. Adoleshenti kishte hyrë në thellësi të lumit për të kapur peshk kur e mori rrjedha e lumit.
Menjëherë dy shokët e tij u munduan t’i vijnë në ndihmë, por pa mundur për shkak të rrjedhës së fortë. Në pamundësi për t’i dhënë ndihmë 18-vjeçarit Xhameta, ata lajmëruan familjarët dhe këta të fundit njoftuan policinë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën efektivët dhe polumbarët e forcave RENEA të cilët nxorrën nga lumi trupin e pajetë të 18-vjeçarit. Viktima u dërgua në morg për t’i bërë ekspertizën mjeko – ligjore.
Ndërkohë që policia mori në pyetje edhe dy shokët e 18-vjeçarit që humbi jetën, për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com