Tiranë/ Me ‘Audi’ të blinduar e armë me vete, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra! Mjeti me targa gjermane

TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë, ndërsa lëvizte me armë me vete. Klaudjo Lamaj ka qenë duke qarkulluar në Tiranë me një ‘Audi’ të blinduar me targa gjermane, kur është ndaluar nga policia në rrugën ‘Bajram Curri’.

Gjatë kontrollit, 30-vjeçarit nga Gjirokastra i është gjetur në makinë një armë dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", ditën e djeshme kanë siguruar informacion nga inteligjenca informative se me një automjet tip "Audi" të blinduar, me targa gjermane, qarkullonte një shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar në këto informacione është organizuar puna për kapjen e tij dhe është finalizuar operacioni policor i koduar "Befasia".

Në rrugën "Bajram Curri" shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin Klaudjo Lamaj, të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular”, njofton policia.

Ndaj tij rëndon akuza "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 19/09/2024 09:39

    Per 1 muaj del nga burgu ! Min per erme pa leje esht 7 vjet . Sikur minimumin ti jepnin nuk do shikonte arme as ne televizor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë