TIRANË- Një shpërthim pak pas mesnate ka tronditur lagjen Ali Demi në Tiranë ku për pasojë ka humbur jetën një foshnjë 6 muajsh. Në momentin e shpërthimit i cili paraprakisht dyshohet se ka ndodhur nga bombola e gazit, foshnja ishte në banesë me gjyshen e tij Junulla Lila.

Mësohet se gjyshja, Janulla Lila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. E moshura jetonte me nipin dhe vajzën e saj , e cila mbrëmë nuk ndodhej në banesë, sipas banorëve dëshmitarë e ëma ndodhej në kafene, por ky detaj ende nuk është konfirmuar, por nëna e fëmijës nuk ka qenë në banesë momentin e shpërthimit. .

Burime për Report Tv bëjnë me dije se foshnja është nxjerrë nga shtëpia me shenja jeta, por ka ndërruar jetë në spitalin e pediatrisë në Tiranë.

Banorët e zonës të cilët ofruan ndihmën e parë para se në vendngjarje të mbërrinin dy forcat zjarrfikëse hynë duke shqyer dritaren për të hyrë në ambientet e brendshme. Hyrja nga ana tjetër nga dera ka qenë e pamundur pasi ka pasur shumë tym. Në bodrume më këtë dhomë jetonte gjyshja me vajzën dhe me nipin, ishin me qira prej më shumë se 20 vitesh. Në katin e dytë nuk jetonte askush dhe pronarët e banesës janë jashtë shtetit.

Nëna e foshnjës, është e ëma e dy fëmijëve të tjerë të cilët jetojnë më ish bashkëshortin e saj pasi kjo e fundit është e divorcuar dhe prej disa kohësh jetonte me të ëmën. Ajo e ka marrë vesh lajmin e tronditur në spitalin e pediatrisë ku foshnja kishte ndërruar jetë.

1657259688_sdskdsk.jpg

Zjarrfikësi i asfiksuar 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:55
Dalin pamjet nga banesa që mori flakë në Tiranë! Gjyshja, vajza dhe foshnja 6 muajsh jetonin në bodrum (VIDEO)

 

Këto janë pamjet e shpërthimit mbrëmjen e djeshme në lagjen 'Ali Demi' në Tiranë.

Kjo është dritarja që është shqyer për të depërtuar brenda. Hyrja nga ana tjetër nga dera ka qenë e pamundur pasi ka pasur shumë tym. Në bodrume më këtë dhomë jetonte gjyshja me vajzën dhe me nipin, ishin me qira prej më shumë se 20 vitesh. Në katin e dytë nuk jetonte askush dhe pronarët e banesës janë jashtë shtetit.

Ora 10:40
Shpërthimi i bombolës në një banesë në Tiranë, banorja: Çuni i vogël qante me ulërima! E ëma e foshnjës ishte duke pirë kafe (VIDEO)

 

Shpërthimi i bombolës në lagjen  'Ali Demi' në Tiranë ka zbardhur detaje të reja sa i përket dinamikës së ngjarjes parë nga fqinjët që dhanë ndihmën e parë. Sipas një banoreje, të pyetur nga Report TV, e ëma e të miturit, ka qenë jashtë në kafe në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Gruaja ishte e divorcuar nga bashkëshorti dhe për këtë arsye jetonte vetëm me nënën dhe djalin.

'Janë njerëz të mirë e të urtë po kjo është jeta. Jetonte me gocën që kishte foshnjë n 6 muajsh, se ajo ishte e divorcuar. Jetonin me kushte që jetojnë gjithë shqiptarët. Të gjithë ndihmuan, gocën time e kam në polici nuk ka fjetur gjumë, se qante çuni i vogël me ulërima.

Nëna (gjyshja) doli e para, e harroi djalin pastaj tha ua kam foshnjën, ua është djali bërtiti. E ëma e foshnjës ishte duke pirë kafe.'- tha banorja. 

Ora 10:01
Shpërthimi i banesës në Tiranë që i mori jetën foshnjës 6 muajsh, dalin PAMJET kur zjarrfikësit futen në banesë për të shuar flakët

Momentet që shihni në videon e siguruar nga Report Tv tregojnë momentin ku zjarrfikësit përpiqen të mësyjnë në banesën e përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Shpërthimi ndodhi pak pas mesnate për shkak të një bombole të gazit, si pasojë ndërroi jetë një foshnje 6 muajsh.