TIRANË- Një aksident  është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën e “Dibrës”, ku një mjet ka aksidentuar  një këmbësor. Mjeti me targa AA218TB me drejtues E. H., ka aksidentuar këmbësorin B. M., rreth 50 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave nga burimet e vendngjarjes, mësohet se drejtuesi i mjetit dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, teksa po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.