Një i ri me motorr ka mbetur i plagosur si pasojë e përplajes me një makinë të tipit Toyota.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në rrugën dytësore Kthesa Kamzës-Vorë, përballë Tregut Agro-Ushqimor të Tiranës.

Drejtuesi i motorrit ishte rreth moshës 25-vjeç.

Si pasojë e përplajes i riu është  gjakosur në pjesën kokës, ndërkohë që ndihmën e parë e ka marë nga drejtuesi i Toyota-s dhe persona të tjerë të gjendur në vendin e ngjarjes.

Mësohet se i riu me motorr ka tentuar parakalimin ndërkohë që mjeti ishte duke hyrë në një nga bizneset që ndodhen në atë zonë, si pasojë e ka goditur mjetin në derën e krahut të shoferit.

Nuk dihet gjendja e të riut, ndërsa policia akoma nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare për ngjarjen.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com