TIRANE - Banorët në zonën e Kombinatit në kryeqytet kanë protestuar sërish për mungesën e energjisë elektrike. Për të katërtën ditë në Kombinat mungon furnizimi me energji elektrike, çka rrjedhimisht ka sjellë edhe mungesën e ujit të pijshëm.
Në këto kushte, pa ujë dhe drita, banorët kanë dalë në protesta. Ata kanë tentuar të bllokojnë rrugën nacionale, por nuk janë lejuar nga policia.Për kamerën e televizionit A1Report, banorët shprehen se janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike, dhe se mosfurnizimi me energji, sipas ty është i padrejtë dhe i paarsyeshëm.
Pas protestës për të dytën ditë radhazi, ka reaguar edhe CEZ. Kompania çeke energjetike CEZ- Shpërndarje që operon në Shqipëri, shpjegoi se ndërprerja e energjisë elektrik është bërë për shkak të lidhjeve të paligjshme që shkaktojnë dëm të konsiderueshëm në rrjet.
VIDEO- PROTESTA E BANOREVE
/Shqiptarja.com