Zyra e shtypit pranë OSHE konfirmon për Report tv se këtë fakt e kanë evidentuar sot në mesditë ekspertët në terrën që kanë gjetur shënjë plumbi në kabullin e këputur.
Kjo foto e siguruar nga Report tv tregon qartë se plumbi ka depërtuar tejpërtej kabullin elektrik.
Mbrëmë rreth orës 20:00 në linjën 110 kv që furnizon me energji nënstacionin e uzinës së Traktorëve dhe Kinostudion ka pasur një shkëputje të energjise duke lënë pa energji zonën juglindorë të kryeqytetit për më shumë se 20 minuta.
Teknikët e OSHE kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë riparuar dëmin duke bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike.
OSHE konfirmon për Report tv se ekspertët kanë gjetur shenja plumbi në kabullin elektrik e për këtë këtë oshe i është drejtuar organeve të rendit.
Ndërkohë të kontaktuar me herët përfaqëuesit e OSHEE pohuan se kishim të bënim vetëm më një defekte teknik mbrëmjen e së hënës dhe jo se kabullat elektrikë ishin qëlluar më armë zjarri.
Ndërkohë në njoftimin e dytë OSHE sqaroi se edhe mbrëmjen e së hënës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të nënstacionit të Babrrusë.
Ndërkohë mistër mbeten motivet e këtij sulmi teksa është e qartë se kemi të bëjmë më një incident të qëllimshëm.
Autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethnave të plota të kësaj ngjarjeje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com










