Tiranë, pëson infarkt, ndërron jetë i dënuari te Burgu 313
Një i burgosur ka ndërruar jetën në spitalin e burgut. 30-vjeçari që vuante dënimin te burgu 313 në Tiranë ka pësuar infarkt në orët e para të ditës së sotme dhe pë rrjedhojë ka ndërruar jetë.
TIRANE - Një i burgosur ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej për në spitalin e burgut në Tiranë. A.Kapllanaj, 30-vjeç vuante dënimin te burgu 313 në kryeqytet. Pas komplikacioneve në orët e para të ditës së sotme, ai është dërguar me urgjencë në spitalin e burgut.
Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve për t'i dhënë ndihmën e parë, 30-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 08:30. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Drejtoria e Burgjeve ka sqaruar se Kapllanajt iu dha ndihma e parë nga dy ndihmës mjekë që në qelinë e burgut, por gjatë transportimit për në urgjencë gjendja e tij është përkeqësuar dhe për rrjedhojë humbi jetën.
Paraprakisht mjekët mendojnë se i paraburgosuri ka kaluar një infarkt miokardi.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Në datë 21 mars 2018, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale 313 në Tiranë, shtetasi me inicialet A.Kapllanaj., 37 vjeç, me masë sigurie “Arrest me burg”, ka humbur jetën teksa transportohej për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku ishte dërguar për ndihmë mjekësore. Mëngjesin e sotëm ky shtetas është paraqitur në kuzhinën e IEVP, pasi punonte aty si ndihmës kuzhinier. Rreth orës 07:45 ai është kthyer në dhomën e tij, duke u shprehur se nuk ndihej mirë.
Rreth orës 08:25 punonjësi i sigurisë së sektorit ka njoftuar stafin shëndetësor se i paraburgosuri nuk ndihej mirë dhe menjëherë në dhomën e tij kanë shkuar dy ndihmësmjekë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore. Pak minuta më pas shtetasi A.K. është nisur me urgjencë për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, por ka humbur jetën gjatë rrugës.
Paraprakisht mjekët mendojnë se i paraburgosuri ka kaluar një infarkt miokardi. Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes së shtetasit A.K. Referuar informacioneve të shërbimit mjekësor të burgut dhe verifikimit të kartelës së tij klinike rezulton se ky shtetas nuk ka paraqitur probleme shëndetësore që nga momenti i ardhjes në IEVP e deri në ditën e sotme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Meta denoncon me audio-mesazh nga burgu: Kur haja mëngjes dhe dëgjoja fjalimin e ‘skizofrenit’, u hap qelia për kontroll, po më kërcënojnë! Nuk ka Duman që i bën më derman
12 Shkurt, 11:50
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
EMRI/ Dhunohet me shkop bejsbolli polici i Burgut 313 në Tiranë, dërgohet te Trauma! Tre autorët ikin me makinë, i marrin dhe armën e shërbimit
28 Shtator 2024, 10:17
-
Lorenc Vangjeli: Letër nga ferri, të paraburgosurit leksion shoqërisë nga qelitë
14 Dhjetor 2023, 20:26
-
Dan Hutra i parehabilituar në burg, ekzaminimi që tregon se 40-vjeçari ishte i rrezikshëm kur doli! Specialistët: Nuk të jep besim! 2 muaj më pas i mori jetën 3 grave
5 Mars 2023, 22:12
-
Klejdis Çela emërohet drejtor i burgut 'Jordan Misja' në Tiranë
27 Dhjetor 2022, 11:14
-
U mbaron afati, Emiljano Shullazi, Arbion Aliko dhe Genci Balla dalin nga regjimi i posaçëm i izolimit '41 Bis', kalon tek 313
2 Gusht 2022, 11:56
-
Dosja/ Kërcënohet me jetë ish drejtori i Burgut 313: Do të djeg ku të dhemb më shumë, gjaku yt do.... (ish zyrtari dhe familja e tij pa mbrojtje nga shteti)
4 Qershor 2022, 12:13
-
Pas 3 ditësh në qeli, Saimir Tahiri takoi sot bashkëshorten, i pranishëm edhe avokati
7 Shkurt 2022, 16:48
-
Lefter Maliqi: Saimir Tahirit i rrezikohet jeta në burgun 313! Kush e dha urdhrin që ta çonin atje, kush do t’i mbyllë gojën?!
5 Shkurt 2022, 12:37
-
Zbardhet SKEMA/ Të burgosurit ‘VIP’ trafik droge mes 3 burgjeve, Peqin-Drenovë-paraburgimi i Elbasanit! Bashkëpunim me policët, sekuestrohen 4 mln lekë e armë! 28 urdhër-arreste
2 Shkurt 2022, 10:17
-
Korrupsioni me dyqanin e burgut te '313'-ta, GJKKO dënon me burg ish-drejtorin dhe përgjegjësin e logjistikës! 3 vite për biznesmenin sekser
3 Dhjetor 2021, 09:25