TIRANE- Një 31-vjeçar nga Tirana është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për një ndërtim pa leje. Arrestimi i 31-vjeçarit, Dritan Molla është bërë nga forcat e Komisariatit numër 6 në kryeqytet, pasi ka ndërtuar një pallat 8-katësh pa leje në rrugën “Aleksandri i Madh”.

Paraditen e djeshme, rreth orës 10:40 forcat e policisë kanë konstatuar se në rrugën “Aleksandri i Madh”, punëtorët e firmës së tij “Molla-L” sh.p.k po ndërtonin një pallat 8-katësh pa lejen e organeve kompetente.
 
Mbi 31-vjeçarin rëndon akuza për “ndërtim pa leje”, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

pallati pa leje
pallati 8 katesh
pallati 8 katesh
(Në foto: Pallati 8-katësh që ndërtoi Molla)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)