Tiranë/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, rrezikoi djegien e 5 banesave

Tiranë-Një 59 vjeçar është vendosur në pranga pasi ndezi zjarr për të djegur mbeturinat dhe për shkak të erës së fortë flakët u përhapën duke djegur disa pemë ulliri dhe duke rrezikuar 5 banesa.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 28 korrikut rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shkozës”, kur është marrë njoftim se kishte rënë zjarr dhe flakët po përhapeshin me shpejtësi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

Zjarri që dyshohet se ka ndezur M. Rr., 59 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Tiranë është përhapur në një sipërfaqe rreth 5000 m2, ka djegur disa pemë ulliri dhe ka rrezikuar 5 banesa, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vepën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë