TIRANE- Në një atmosferë shumë festive, rrethuar nga fëmijë dhe muzikë tradicionale të festave të fundvitit kreu i Bashkisë së Tiranës, ka ndezur në mënyrë simbolike dritat e pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Pema e vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit, “Skëndërbej” është e njëjta e një viti më parë, ndërsa edhe dekori për festat e fundvitit në rrugët e kryeqytetit duket se nuk ka ndryshuar.
Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha tha se ndezja e dritave të pemës së vitit të ri sjell gëzim në çdo familje, ndërsa përshendeti edhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”.
Ashtu siç tashmë është bërë traditë, me vendosjen e dritave dhe zbukurimeve të tjera në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit, qytetarët do të mund të shijojnë atmosferën festive të këtij fundviti.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com