Tiranë, ngacmoi seksualisht një 17-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari! Një tjetër dhunoi policët pasi theu orën policore, prangoset

Tiranë, ngacmoi seksualisht një 17-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari! Një tjetër dhunoi policët pasi theu orën policore, prangoset

Policia e Tiranes

Një 64-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar. Ndërkohë që një 36-vjeçar është vënë në pranga pasi mbante hapur lokalin pas orës 20:00 dhe goditi policët.

Njoftimi i plotë i policisë

Bien në prangat e policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. K., 38 vjeç, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, sherbimet e Forcës së Posaçme "Shigjetat", gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis;

I. A., 24 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, nga kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 36 vjeç, pasi në lokalin që ka në administrim, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik sepse është konstatuar duke kryer aktivitet pas orarit të përcaktuar nga organet kompetente.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

•Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç,  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja