Tiranë, nis nesër Takimi për Paqen
 Klosi: Merrni pjesë në marshim
PDF - Ja programi i plotë i Takimit të Paqes

Tiranë, nis nesër Takimi për Paqen<br /> Klosi: Merrni pjesë në marshim<br />PDF - Ja programi i plotë i Takimit të Paqes
TIRANE - Një ditë para takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, i cili do të zhvillohet në Tiranë, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi është shprehur se organizimi po shkon drejt përfundimit. Gjatë inspektimit të përgatitjeve i shoqëruar dhe nga përfaqësuesi i komunitetit Sant’Egidio, Klosi tha se ky do të jetë një takim historik për Shqipërinë.

“Jemi në momentet e fundit të përgatitjes, nesër në orën 5 kemi ceremoninë inagurative të eventit. Është një ceremoni për të cilën kemi emocione dhe streset e fundit pasi janë shumë të ftuar. Shumë prej tyre personalitete VIP të cilët do të kërkojnë vëmendjen e nevojshme”, - u shpreh Klosi.

Ministri i Mirëqenies Social u kërkoi qytetrave ta mirëkuptojnë për trafikun që do krijohet në Tiranë, sidomos ditën e martë ku do të zhvillohet marshimi i paqes, pranë Piramidës.

“Ajo që ne i kërkojmë qytetarëve shqiptarë është që të shprehin konsensin e tyre dhe mirëkuptimin për problemet e trafikut ditën e nesërme mbasdite në zonën ku do të zhvillohet aktiviteti por ditën e martë që do të jetë një ditë më e madhe publike ku qytetarë nga e gjithë shqipëria do vijnë të marin pjesë në marshimin e paqes. Është një marshim shumë interesant i cili do të zhvillohet në sheshet kryesorë të qytetit Tiranës dhe do të jenë përfaqësues nga kleri lartë nga e gjithë bota”, - tha ministri.

Nga ana e tij përfaqësuesi i komunitetit Sant’Egidio ka falënderuar qeverinë për organizimin e takimit dhe theksoi se paqja është gjithmonë e mundshme.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike