Tiranë, nisin parkimet me lekë 
Ja sa paguhet sipas zonave /Foto

Tiranë, nisin parkimet me lekë <br />Ja sa paguhet sipas zonave /Foto
TIRANE - Rruga ‘Gjin Bue Shpata”, pranë stadiumit “Dinamo”, dhe Bulevardi Deshmoret e Kombit jane dy rrugët e para që do aplikohet parkimi publik me pagesë nga Bashkia e Tiranës. Çdo qytetar që nuk është banorë i zonës, duhet të paguajë 100 lekë të reja, për çdo orë qëndrimi.

Kjo do të thotë se nëse një qytetar i Tiranës nuk është rezidentë dhe parkon makinën për 8 orë, atëherë ai do të paguajë 800 lekë të reja në rrugën Gjin Bue Shpata.
 
Bashkia e Tiranës e ka ndarë kryeqytetin në 3 zona parkimi, A, B dhe C. Zona A përfshin qendrën e Tiranës, ku ndodhet pjesa më e madhe e institucioneve, dhe ata qytetarë të cilët jetojnë në një zonë tjetër, për të parkuar duhet të paguajnë 100 lekë për çdo orë qëndrimi.

harta e parkimeve
(Ndarja e Tiranes ne tre zona parkimi)
 
Bashkia është në proces për nxjerrjen e kartës për banorët rezidentë, të cilët nuk do të paguajnë për të parkuar makinën, në gjithë lagjen dhe zonën e tyre. Parkimi do të jetë me pagesë nga ora 8:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Aktualisht bashkia ka ngritur një kabinë pranë stadiumit “Dinamo”, ku një punonjës jep biletat për çdo makinë që parkohet. Nëse tejkalohet orari për të cilin është paguar, apo nuk është vendosur bileta në xhamin e parë të makinës, atëherë vendoset gjobë 3 mijë lekë. Policia Bashkiake e cila do të monitorojë makinat e parkuara, ka të drejtë t’i vendosë bllokues të goma, çdo makine që nuk paguan.

Në Tiranë do të jenë 71 rrugë me pagesë, ndërsa rrugët e lagjeve do të jenë për të parkuar makinën vetëm banorët rezidentë. Tarifa për zonën B do të jetë 40 lekë ora, ndërsa për zonën C 20 lek ora.

Rrugët që do të jenë me pagesë
Çamëria
Asim Vokshi
Bulevardi Gjergj fishta
Bulevardi Zogo i I
Ibrahim Rugova
Dedë Gjo Luli
Rruga e Kavjës
Rruga Fortuzi
Frederik Shiroka
Kont Urani
Muhamet Gjollesha
Muhedin Llagani
Myslim Shyri
Pandi Dardha
Sami Frashëri
Teodor Keko
Astrit Balluku
Nikolla Jorga
Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Katër Dëshmorët
Rruga 5 maji
Aleksandër Moisiu
Bulevardi Zhanë D’ark
Ferit Xhajko
Hosha Tasin
Luigj Gurakuqi
Myslim Keta
Odhise Paskali
Qemal Stafa
Reshit Petrela
Rruga Bardhyl
Rruga e Barrikadave
Rruga e Dibrës(segmenti Siri Kodra-5 maji)
Rruga e Dibrës (segmenti Rr.Bardhyl-Myslim Keta)
Rruga Tafaj
Rruga e Dibrës-Ferit Xhajko
Ferit Xhajko-Preng Doçi
Tefta Tashko Koco
Papa Gjon Pali II
Jul Variboba
Mustafa Matohiti
Petro Nini Luarasi
Themistokli Gërmenji
P.N. Luarasi-Konti. L.Bertold
Konti L. Bertold-Teodor Muzaka
Ismaili Qemali
Ali Kelmendi
Blv. Bajram Curri
Brigada e VIII
Ibrahim Rugova
Janos Huniadi
Emin Duraku
Gjin Bue Shpata
Hamdi Pep
Komuna e Parisit
Liman Kaba
Llambi Bonata
Nikolla Tupe
Pashko Vasa
Perlat Rexhepi
Petraq Leka
Pjetër Bogdani
Prokop Mima
Sami Frashëri
Dëshmorët e 4 Shkurtit
Skënder Luarasi
Sulejman Delvina

tabelat tarifat e parkimit ne tirane

tabelat tarifat e parkimit ne tirane

tabelat tarifat e parkimit ne tirane
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria