Tiranë, një 78-vjeçare në rrezik
jete, jashtë prej ish-pronarëve

Tiranë, një 78-vjeçare në rrezik<br />jete, jashtë prej ish-pronarëve
TIRANË - Edhe një tjetër e moshuar në qiell të hapur. Dy gra të pastreha dhe të flakura në rrugë pas zbatimit të aktit normativ të qeverisë Berisha për kthimin e shtëpive ish-pronarëve.

Për 78-vjeçaren Petrite Xhaferri dhe vajzën e saj Majlinda, e vetmja banesë ku jetonë prej 22 ditësh ështe një strehëz pa çati, e ngritur përbri shtëpisë ku kishin kaluar plot 50 vjet të jetës së tyre.

Mbrëmjen e së martës gjendja shëndetësore e Petrites është përkeqësuar duke e vëshirësuar edhe më shumë jetesën në këto kushte mesjetare në rrugën Fan Noli në Tiranë, pranë bllokut të ambasadave.

Përveç kushteve të mjeruara në të cilat jetojnë nënë e bijë, përkeqësimi i kushteve atmosferike e kthen në të pamundur mbijetesën.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shoqatës Reago, të cilët i bën thirrje instancave përkatëse të ndërgjegjësohen për këtë situatë e cila dita ditës po rrezikon jetë njerëzish.

Vetëm 3 ditë më parë një e moshuar në Durrës humbi jetën pasi nuk i mbijetoi dot të ftohtit. Ajo jetonte bashkë me nipin e saj në një lulishte në qendër të qytetit bregdetar pasi ishin nxjerrë nga shtëpia ku jetonin prej 50 vitesh, me vendim gjykate.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali