TIRANE- Një zjarr i rënë në një banesë në rrugën “Medar Shtylla” në kryeqytet, ka rrezikuar jetën e tre personave orët e para të mëngjesit.
Zjarri është shënuar në katin e 5-të të një pallati në lagjen “Komuna e Parisit”, ndërsa falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës ka patur vetëm dëme materiale.
Fillimisht uniformat blu kanë evakuuar një të moshuar dhe dy persona që ndodheshin në banesë, ndërsa pas neutralizimit të vatrës së zjarrit ka rezultuar se shkak ka qenë një pakujdesi në përdorimin e paisjeve elektroshtëpiake.
Zjarri ka shkaktuar jo pak panik dhe tek banorët e pallattit dhe komshinjtë e banesës të përfshirë në flakë, por fatmirësiht nuk u shënua asnjë i lënduar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com