Dy plagosje në Tiranë/ I riu goditet me mjet prerës në lokal tek Rruga e Dibrës! 15 vjeçari u dëmtua me armë në Kashar

TIRANË -Dy plagosje janë shënuar në 20:30 të mbrëmjes së sotme (30 janar 2025) në Tiranë.  Plagosja e parë ka ndodhur në një lokal në rrugën e Dibrës rreth orës 20:30, ndërsa e dyta ka ndodhur në Fushë Mëzez të Kasharit.

Plagosja tek Rruga e Dibrës

Policia informon se Gentian Krasniqi u plagos me mjet prerës mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, pas një sherri në një lokal që besohet se shkak ka pasur një grua. Blutë njoftojnë se Gentian Krasniqi, ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.

Plagosja në Kashar 

Po rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. I mituri nuk tregon në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
Tiranë/ Një 15-vjeçar plagoset me armë në Fushë-Mëzez, jashtë rrezikut për jetën! I mituri hesht, i ati nuk di gjë: Dëgjova të shtënat dhe e gjeta të dëmtuar

TIRANË - Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje (30 janar 2025) në Fushë-Mëzez.

Policia njofton se i mituri është paraqitur i plagosur në spitalin e Traumës rreth orës 20:30 të mbrëmjes.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se djali është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk tregon në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.

I ati ka thënë që vetëm ka dëgjuar të shtëna dhe e gjetur të plagosur. Agjentët e Komisariatit nr. 6 po punojnë për ta sqaruar.

'Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve', njoftoi sot policia. 

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Lara Colturi në vend të 13 në pistën e Sestriere, aventura e rradhës për skiatoren shqiptare në Suedi

Lara Colturi në vend të 13 në pistën e Sestriere, aventura e rradhës për skiatoren shqiptare në Suedi