Tiranë- Një person i plagosur me mjet prerës në zonën e Kamzës është paraqitur këtë të shtunë për ndihmë mjekësore në një spital privat në kryeqytet.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, teksa burime bëjnë me dije se 30-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij.

Lajm në përditësim...