Një konflikt brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. 

Sipas policisë tre persona kanë mbetur të plagosur nga kjo ngjarje, ndërsa autori është ish-dhëndri i familjes, Marjan Levanti, i cili ka qëlluar me thikë dy prindërit dhe vëllain e ish-bashkëshortes Elena Kocaqi e cila është një historiane e njohur.

Ish-vjehrri Ferit Kocaqi, ish-vjehrra Qanie Kocaqi. dhe ish kunati A. Kocaqi, kanë mbetur të plagosur pasi kanë marrë plagë në trup me mjet prerës, të goditur nga ish-dhëndri i tyre.

Levanti ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe pas debatit me babain e saj, është përleshur me të duke e qëlluar me thikë.

Shkak për këtë ngjarje, sipas policisë, mendohet se është divorci i çiftit.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia shpalli në kërkim Marian Levantin si autor të plagosjes së trefishtë, duke e vënë atë në pranga rreth 2 orë pas ngjarjes. 

[gallery]20262[/gallery]

Çifti ishte divorcuar
Divorci i Marian Levantit me bashkëshorten e tij, dyshohet, sipas policisë, të jetë shkaku i konfliktit mbrëmjen e kësaj të premte në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Burime për Shqiptarja.com thanë se Levanti ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe pas debatit me ish-vjehrrin, është përleshur me të duke e qëlluar me thikë.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe ish- kunati i cili gjithashtu ka marrë një plagë të shkaktuar me thikë. Levanti nuk ka kursyer edhe ish-vjehrrën e tij të cilën gjithashtu e ka qëlluar me thikë. Tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. 

marjan levanti
(Marjan Levanti dhe ish-bashkëshortja, Elena Kocaqi)

Kush është Marian Levanti?

Marian Levanti i cili mbrëmjen e kësaj të premte plagosi me thikë prindërit dhe vëllain e ish-bashkëshortes së tij, ka qenë i proceduar nga policia.
 
Levanti ka qenë i dyshuar për një plagosje po me thikë disa vite më parë.
 
Pikërisht kjo ngjarje dyshohet se ka qenë si shkak edhe për vrasjen e vëllait të tij në shkurt të vitit 2013-ë, Ardian Levanti, 28 vjeç.
 
Si autor të kësaj ngjarje, policia ka arrestuar Pjetër Gjinin nga Rrësheni. Policia ngriti dyshime se vrasja e 28-vjeçarit ka ndodhur për hakmarrje, pas zbardhur deri në fund motivet e krimit. 

elena kocaqi

Njoftimi i policisë së Tiranës
Më datë 21.12.2016, rreth orës 20:30, në Unazë të Re, shtetasi M. L., ish-dhëndri i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, ish vjehrrin P. K., ish vjehrrën Q. K. dhe ish kunatin A. K. të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
 
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij konflikti është çështja e divorcit.
 
Punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.