Tiranë, operacioni “xhepisti”
vë në pranga tre hajdutë

Tiranë, operacioni “xhepisti”<br />vë në pranga tre hajdutë
TIRANE- Ishin kthyer në një mankth duke grabitur sendet personale të udhëtarëve në linjën urbane Tiranë-Shkozë, ndërsa vetëm sot kanë përfunduar në pranga tre hajdutët.
 
Komisariati numër 1 në kryeqytet ka realizuar prej orëve të mëngjesit operacionin “Xhepisti” duke arrestuar tre shtetasit në bordin e autobuzave urban.
 
Të arrestuarit janë, Erjon Belina, 30 vjeç, Bashkim Islami, 59 vjeç dhe Mehmet Myzeqari, 55 vjeç. Të tre këta shtetas banorë të kryeqytetit prej disa kohësh udhëtonin në këto linja duke shfrytëzuar momentet e pikut të udhëtarëve e duke grabitur, portofole, telefona celularë e çanta të zonjave.
 
Aktualisht tre të arrestuarit në flagrancë ndodhen në komisariatin numër 1, ku pritet të përballen me drejtësinë në akuzën e vjedhjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca