TIRANË - Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim më parë, është arrestuar nga policia këtë të diel, në rrugën “Ali Demi”.
I riu, me inicialet M.Zh. është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Po nga kjo Gjykatë, në ngarkim të 28-vjeçarit është vendosur masa e sigurisë “rrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

"Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit",-njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente

