Tiranë/ Organizonin lojëra fati në lokal, 5 në pranga, 4 në hetim

Tiranë-Pesë persona janë vendosur në pranga dhe 4 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pasi organizonin lojëra fati në një lokal në "Sami Frashëri".

"Për këtë veprimtari të paligjshme u arrestuan shtetasit G. M., 43 vjeç, D. Z., 40 vjeç, N. Ll., 43 vjeç, H. Ll., 38 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit:

- B. G., 34 vjeç, A. S., 28 vjeç, B. M., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;

- L. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga neni 198 i Kodit Penal, njoftoi sot policia.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapën flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi L. G., ndërsa 3 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Operacioni u kodua "Poker 3".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament