Tiranë, parandalohet atentati 
granatë në automjetin e avokatit
/FT-Njësia anti-eksploziv në zonë

TIRANE - Një atentat me lëndë shpërthyese granatë është parandaluar mbrëmjen e kësa të mërkure, e cila i është vendosur një avokati. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mine Peza” në Tiranë ku mësohet se një granatë shpërthyese i ishte vendosur avokatit Emirjon Mema 30 vjeç, në gomën e pasme të automjetit tip “Passat” me targa AA 235 GM në pronësi të tij.

Mësohet se ka qenë vetë avokati Mema i cili pasi ka parë diçka të dyshimtë në automjetin e tij, ka telefonuar sallën operative. Menjëherë pas telefonatës, forcat e policisë dhe ato xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur neutralizimin e granatës.

Nga ana e saj policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit, i cili është dërguar në Drejtorinë e Policisë për t'u ekzaminuar. Ndërkohë edhe avokati Emirjon Mema është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Nga verifikimet paraprake të policisë mësohet se avokati Mema ka pasur më parë disa konflikte. Sipas policisë, në vitin 2009 avokati 30 vjeçar është plagosur në Lezhë me armë zjarri, ndërsa autor i asaj ngjarje ishte Edmond Lala dhe Albert Margjoni. Deri më tani dyshohet se konfliktet e mëparshme të avokatit mund të jenë shkaku i vendosjes së eksplozivit ndaj tij. Por gjithashtu pjesë e hetimeve të policisë nuk përjashtohet edhe atentati për shkak të detyrës. 

Sakaq, policia ka rrethuar zonën ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimit të autorëve. 

makina me logo
(Në foto: Automjeti i avokatit  ku ishte vendosur dhe granata, në gomen e mjetit)

Ora 21:16 Avokati Mema me konflikte, u plagos me armë zjarri në 2009
Emirjon Mema 30 vjeç, lindur në Pukë, banues në Kombinat Tiranë, dhe me profesion avokat, ndaj të cilit ishte vënë lëndë eksplozive granatë në automjetin e tij mbrëmjen e sotme, mësohet se ka pasur konflikte të mëparshme.
 
Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë mësohet se kjo nuk është hera e parë ku ndaj avokatit Mema të jetë kryer atentat. Kjo pasi në vitin 2009 në Lezhë, Mema ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
 
Mësohet se autorët e plagosjes së 2009, kanë qenë Edmond Lala dhe Albert Margjoni.

ekspertet me logo
(Foto: Ekspertët në vendngjarje duke vëzhguar zonën ku ishte vendosur granata)

njesia
policia me logo
(Foto: Njësia anti-eksploziv në vendngjarje) FOTO të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?