TIRANE - Policia e Tiranës arrestoi një 29-vjeçar i cili dyshohet se është vrasës me pagesë dhe se kishte ardhur nga Vlora për të kryer një atentat. Petrit Ademaj nga Selenica e Vlorës është ndaluar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonën e Unazës së Re nga një kontroll rutinë i efektivëve të patrullës së komisariatit numër gjashtë. Nuk ka qenë e lehtë prangoja e 29-vjeçarit sepse i riu është larguar me vrap ndërmjet rrugicave të Pallatit me Shigjeta, por u prangos vetëm pak minuta më vonë.
A1 Report siguron foton e Petrit Ademaj, teksa 29-vjeçarit i është sekuestruar një pistoletë tip H.S. model kroat me 15 fishekë, një granatë dore ofensive, një motor tip karkalec me 500 cc i modifikuar, një palë doreze dhe një kapuç.
Ademaj dyshohet të kishte ardhur në Tiranë me mision të qartë, për të kryer një atentat të mundshëm mafioz. Sakaq, dyshime shtohen edhe më shumë kur në motorin e autorit u gjet e fshehur pistoleta me 15 plumba, ndërsa një plumb ishte në fole.
Aktualisht, 29-vjeçari ndodhet në ambientet e shoqërimit të komisariatit 6 në kryeqytet, ku po merret në pyetje nga ekspertë të krimeve të rënda. Pritet në ditët në vazhdim të zbulohet se kush mund të ketë qenë objektivi i të riut nga Selenica e Vlorës këtu në kryeqytet.

(Në foto: Granata dhe pistoleta e sekustruar nga policia)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO