Një patrullë e Komisariatit numër 5 në Tiranë i bëri shenjë ndalimi një motoçiklete ku lëviznin 2 persona në një rrugë të Paskuqanit të dielën. Do duhej të ishte një kontroll rutinë, por drejtuesi refuzoi të ndalojë dhe shtoi shpejtësinë për t’u larguar. Jo pa qëllim. Me vete kishte arsenal armësh dhe eksplozivësh.

Megjithë përpjekjet për të ikur, arratia i zgjati shumë pak. Patrulla iu vu në ndjekje dhe mundi ta kapë shpejt drejtuesin e motorit, pranë liqenit të Paskuqanit. Pasagjeri mundi të largohej dhe akoma nuk është identifikuar nga blutë.

Në timon, efektivët ndaluan Perikli Doçin 37-vjeçar me banim në Paskuqan të Tiranës, por me origjinë nga Kukësi.

Momenti kur motori ndiqet nga patrulla e policisë

Kur patrulla e ndali, në fytyrë mbante një maskë silikoni, e cila në internet, blihet për 10 euro. Me vete iu gjetën një sasi lënde eksplozive e montuar gati për shpërthim. Vetëm ky element i fortë përfshirë dhe maskimi i tij, i bën hetuesit të dyshojnë se 37-vjeçari ishte pranë realizimit të një krimi. Mundësitë janë që lënda shpërthyese të vendosej në ndonjë objekt apo makinë për ta hedhur në erë.

Foto me sendet që iu sekuestruan të riut nga Kukësi

Të riut nga Kukësi iu gjetën edhe 10 litra benzinë, ndoshta për të djegur motorin pasi të realizonte krimin, si dhe 1 pistoletë me fishekë.

Perikli Doçi nuk bashkëpunoi me policinë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk tregoi asnjë detaj se çdo të bënte me lëndën shpërthyese.

Blutë arritën të zbulojnë se i njëjti, fshihet pas të paktën 2 ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura më 3 dhe 17 tetor të vitit 2025 në Paskuqan. Në rastin e parë ai qëlloi me armë në drejtim të një banese dhe më pas dogji makinën që përdori, në Tapizë. Në rastin e dytë, hodhi sasi eksplozivi në murin e jashtëm të një tjetër banese, ngjarje që dyshohet për çështje pronësie.

Blutë janë ndarë në 2 pista për hetimet, ose në konflikte të drejtpërdrejta të Perikli Doçit me personat që ka sulmuar, ose të jetë paguar nga të tjerë për të vendosur lëndë plasëse.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

K.B/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Topet: 06/04/2026 15:23

    Tani rripeni si kec kete bastardin qe ta mbaje mend mire masken ropshi.

    Përgjigju
  • A drejtor drejtor: 06/04/2026 09:44

    Perikliu haha emer gangsteri..

    Përgjigju
    • Mjeshter: 06/04/2026 14:14

      Budallenj gjithe ai plan I mirorganizuar dalin oret e vona Ku ska levizje. Me budallenj ska Ku te shkoj. Sikur do iknin per luft me Iranian...

  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?