Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Aleancë me izraelitët për kthimin e QSUT në qendër ekselence, rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael

TIRANË - Një revolucion total në drejtim të cilësisë së shërbimit, menaxhimit dhe modernizimit në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, duke nisur me spitalin Onkologjik, synon marrëveshja e re e firmosur me spitalin SHEBA në Izrael, i nënti në ranklistën e spitaleve në nivel global.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, SHEBA duke filluar nga 2025-a në Onkologjik dhe në 7 vitet në vijim në sektorët e tjerë në QSUT, do të mbikëqyrë punën, vendimmarrjet e ndryshme organizative nga protokollet mjekësore te blerja e barnave dhe teknologjisë.

Për Spitalin Onkologjik, është gati plani i ri i veprimi dhe puna tashmë ka nisur.

“Të riorganizojmë shërbimin onkologjik, të riformatojë protokollet mjekësore si dhe të përmirësojmë shërbimin dhe të rrisim shërbimin e qytetarëve. Njohja e terapive dhe teknologjive më moderne sot në botë do të njihen përmes këtij partneriteti”, tha ministrja Albana Koçiu

Çdo vit 2 bursa studimi në Izrael do të alokohen për mjekët e shërbimit onkologjik, ndërsa vetë izraelitët do të menaxhojnë edhe procesin e blerjes së barnave,

“Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të ngremë Komisionin kombëtar i Barnave, ekip vendimmarrës për praktikat dhe protokollet mjekësore dhe aplikimin e barnave novatore për pacientët tanë. Ky komision do të udhëheqë edhe procesin vendimmarrës për prokurorimin e barnave”, vijoi Koçiu. 

Brenda vitit 2025 do të implementohet edhe trajtimi i më të vegjëlve pacientë të Onkologjikut, që do të kenë nevojë për ndihmë më të specializuar, deri në transplantimin e palcës.

Duke kujtuar skandalin në onkologjik qershorin e vitit të kaluar, kryeministri Rama e cilësoi strategjike marrëveshjen, që do ta bëjë Shqipërinë shembull të ekselencës në rajon.

“Rikthehemi këtu në këtë auditor pas një takimi të mëparshëm pas një situate dramatike të shkaktuar nga një grup kriminelësh në spitalin onkologjik, dhe sot rikthemi me optimizmin që na jep një partneritet strategjik me një spital i rankuar i 9 në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve në të gjithë botën. Unë kërkoj angazhim të të gjithëve për këtë mundësi të artë, edhe të kopshtit pa drekë të onkologjikut. Është e rëndësishme që të gjithë t’i dedikohen këtij projekti”, tha Rama. 

I pranishëm në ceremoni, Yoel Har-Even, zv. presidenti i SHEBA medical center, theksin në fjalën e tij e vuri te mirënjohja e hebrenjve për shqiptarët, ndërsa objektivat i ka të qartë.

“Do të ndajmë ekspertizën tonë dhe të mësojmë nga njëri tjetri. Po ndërtojmë një urë besimi, do ta bëjmë këtë bashkëpunim të suksesshëm, dhe të ndikojmë në jetët që shpëtojmë. Koha të punojmë”, tha ai. 

Spitali SHEBA në Izrael trajton mbi 2 milionë pacientë nga e gjithë bota dhe njihet si qendër ekselence për mjekësinë në nivel global.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:48
Partneriteti me Onkologjikun, flet zv.presidenti i Sheba Medical Center: Jemi këtu për të sjellë shpresë për pacientët! Do ndajmë ekspertizën me profesionistët tuaj

1737726679_hareven.JPG

QSUT dhe SHEBA Medical Center do bashkëpunojnë për rritjen e shërbimeve shëndetësore duke nisur me spitalin e Onkologjikut në Tiranë. Sot u prezantua nisja e bashkëpunimit me praninë e kryeministrit Rama dhe ministres Albana Koçiu.

Zëvendëspresidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-Even i pranishëm dhe ai, tha se “bashkëpunimi me qendrën shëndetësore Sheba, nuk është vetëm një projekt, por një premtim për të qëndruar pranë jush, ndërsa ju ecni përpara për të forcuar shërbimet onkologjike për të lehtësuar barrën e familjeve për të sëmurët me kancer dhe për të sjellë shpresë për këta pacientë”.

"SHEBA ka punuar krah për krah me ministrinë e shëndetësisë. Për të hartuar plan strategjik për pacientët me kancer. Sot çojmë përpara onkologjinë por edhe për bashkëpunimin dhe shëndetin e të gjithëve. Kryeministri Rama udhëheqja juaj për një Shqipëri më të shëndetshme kanë qenë kryesore për këtë partneritet. Ky partneritet nuk është thjesht një projekt, por një premtim, për të qëndruar krah jush, dhe për të sjellë shpresë për këta pacientë. Jemi angazhuar për të ndarë ekspertizën me profesionistët tanë. Po ndërtojmë një urë besimi dhe bashkëpunimi mes vendeve tona. Një urë që do rrit jo vetëm kujdesin shëndetësor, por do lidh më tej popujt tanë. Faleminderit që i keni besuar qendrës SHEBA."

Më tej Har-Even kujtoi edhe Holokaustin dhe përndjekjen e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, moment kur Shqipëria iu bë ndihmëse shumë herbrenjve që përndiqeshin në Europë nga nazistët.

“Sot, ashtu si atëherë, shqiptarët qëndruan krah hebrenjve në mënyrë heroike dhe shpesh edhe me vepra që kërcënonin dhe jetën e tyre, duke ruajtur hebrenjtë në mbarë Ballkanin dhe duke shpëtuar mijëra prej tyre nga vdekja e sigurt nga nazistët. Me këtë kujtesë të freskët në mendjen time qëndroj këtu përpara jush sot. Gjatë këtyre javëve Qendra Shëndetësore Sheba ka punuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin e QSUT-së për të hartuar një plan strategjik për të forcuar përgjigjen mjekësore shqiptare ndaj pacientëve me kancer”, u shpreh dr. Yoel Har-Even.

Ora 12:24
Partneriteti SHEBA-n izraelite, Koçiu: Riorganizim i shërbimit onkologjik! Rëndësi do marri komunikimi me pacientët, do na ndihmojnë me administrimin e barnave

1737717923_kociiu.jpg

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu mbajti fjalën e saj në QSUT ku së bashku me kryeministrin Rama prezantuan nisjen e bashkëpunimit me spitalin izraelit SHEBA.

Koçiu theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e një modeli të ri administrativ dhe menaxhimin efikas të shërbimeve. Pjesë e këtij plani janë trajnime për mjekët dhe infermierët, me fokus në menaxhimin e pacientëve dhe përmirësimin e komunikimit me ta.

Po ashtu, do të ofrohen bursa për mjekët e shërbimit onkologjik, dhe dy mjekë shqiptarë do të kenë mundësinë të trajnohen në SHEBA.

'Nënshkrimi i sotëm i kësaj marrëveshjeje, është një hap i jashtëzakonshëm që do i mundësojë ekipeve të ecin hap më hap me kohën, dijen eksperiencën e SHEBËS. Zbatimi i këtij plani do na mundësojë një model administrimi efikas që do na japë mundësi të riorganizojmë shërbimin onkologjik dhe të përmirësojmë cilësinë e shërbimit. E rëndësishme dhe lehtësimi i punës së përditshme në këtë betejë të vështirë. Mjekët dhe infermierët do mundësojnë nga një paketë trajnimesh, që të rriteni profesionialisht, që të përballojmë më mirë sëmundjet.

Të gjithë mjekët, onkologë, teknikët e imazherisë, do përfitojnë trajtime të specializuara. Çdo vit dy bursa do alokohen për mjekët e shërbimit onkologjik. Me edukimin në vazhdim, dy mjekë tanët do trajnohen pranë spitalit të SHEBË-s në Izrael. Theksi i rëndësishëm do i theksohet menaxhimit, dhe aftësisë së komunikimit me pacientët dhe trajtimit me çdo respekt të çdo pacienti. Theksi i veçantë i vendoset dhe komunikimit. Për mënyrën si po e kurojmë dhe po e trajtojmë pacientin.'

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është përmirësimi i furnizimit me barna dhe medikamente, me ndihmën e ekspertëve të Sheba. Koçiu theksoi se, pavarësisht vështirësive të sigurisë së barnave, partneriteti me Sheba do të mundësojë furnizimin me barna dhe terapi më të avancuara për trajtimin onkologjik.

'Pikë e rëndësishme e këtij plani, është dhe sfida që kemi me medikamentet dhe barnat. Administrimi dhe mirëmenaxhimi i barnave, ekspertët e SHEBË-s do na ndihmojnë që shërbimi në vend të aksesojë barnat më të avancuara. Do ngrihet komisioni tregtar i barnave. Që nga nisja e këtij rrugëtimi kemi bërë maksimumin që të mos kemi mungesë të barbave në spitalet. Mbeten ende sfida në sigurimin e plotë të medikamenteve. Jemi vend i vogël, nuk jemi shumë konkurrues dhe atraktivë për distributorët farmaceutikë. Besoj se partneriteti me SHEBËN do na mundësojë të kemi një furnizim të barnave dhe terapive në trajtimin onkologjik. Po mundësojmë dhe trajtimin e më të vegjëlve.

Do kërkojë angazhim nga ju, nga shefat e njësive dhe shërbimeve, të gjithë punonjësit do përfshihen në trajnime të dedikuara. Ky partneritet me SHEBË-n nga spitalet më prestigjioze në botë, trajton mbi 2 mln pacientë nga e gjithë bota, është një mundësi e shkëlqyer për tu shfrytëzuar. Të gjithë të jemi aktivë dhe të përfitojmë nga dijet. Po ecim me reformën e autonomisë spitalore. Duke patur parasysh ekspertizën e SHEBË-s jemi në një stad tjetër për ta përmirësuar më shumë shërbimin për shëndetin për qytetarët që meritojnë standardet më të mira.'

Ora 12:10
Bashkëpunimi me spitalin izraelit SHEBA, Rama në QSUT: Miqtë nga Izraeli janë këtu për t'i kthyer mbrapsht popullit shqiptar një borxh moral nga Lufta e Dytë Botërore

 

Kryeministri Rama ishte sot te Spitali Onkologjik në QSUT, ku do nis puna e bashkëpunimit me SHEBA medical center nga Izraeli që do sjelli praktikat e saj në fushën spitalore në QSUT.

Rama tha se të gjithë duhet ti dedikohen këtij projekti dhe se në një farë mënyre izraelitët i kanë një borxh moral popullit shqiptar tha ai, nga Lufta e Dytë Botërore. 

'Të gjithë ti dedikohen këtij projekti. Miqtë nga Izraeli nuk kanë asnjë interes. Nuk janë për të fituar asgjë. As para dhe as reputacion dhe as ndonjë favor tjetër. Janë këtu për të na mbështetur. Për ti kthyer mbrapsht popullit shqiptar, një borxh moral për çfarë populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Mund të duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë për shumëkush që nuk e njeh popullin hebre. Për të gjithë ata që e dinë se çfarë thellësie ka në shpirtin e popullit të Izraelit dhe çfarë vendi të veçantë ka në popullin e Izraelit, Holokausti. Është absolutisht një partneritet që kemi mundësi të mësojmë shumë gjëra.'

Ora 12:05
Rama në QSUT: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan një situatë dramatike! Sot situata është më optimiste

 

Kryeministri Rama ishte sot në QSUT, për të prezantuar nisjen e bashkëpunimit të këtij spitali me SHEBA medical center një spitali i njohur në Izrael, i cili do ndihmojë mjekët shqiptarë në dije dhe menaxhim, duke nisur nga Spitali Onkologjik në QSUT.

Rama kujtoi fillimisht situatën e krijuar prej një grupi mjekësh në spitalin e Onkologjikut muaj më parë, të cilët orientonin pacientët me sëmundje tumorale drejt klinikave private, duke i detyruar ata të paguanin deri në 3,000 euro për shërbime që mund të përfitoheshin falas në spitalin publik.

Rama i quan grup kriminelësh, teksa thekson se situata sot duket më opitimiste falë edhe nisjes së këtij bashkëpunimi me SHEBA-n.

'Rikthehemi pas një situate dramatike prej një grupi kriminelësh. Sot me vjen mirë që rikthehemi me optimizmin dhe me garancinë që na jep një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës mjekësore në botë, spitali prestigjioz të Izraelit që është i rankuar i nënti në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës. Jam shumë optimist, për ecurinë e transformimit të qendrës spitalore universitare duke filluar nga Onkologjiku, me një pasqyrë kuptimplotë, ky nuk është partneritet formal, shkëmbim rastësor, por është një aleancë strategjike me mirëkuptimin se krah për krah me SHEBA, mjekët e SHEBA do krijojmë një sinergji që do e bëjë në këtë periudhë disa vjeçare QSUT 2030 shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe rajonin', tha Rama.

Ora 11:56
Partneriteti i QSUT me spitalin izraelit, Rama: Synohet ngritja në nivel europian! Izraelitët do sjellin kulturë menaxhimi, dije dhe qasje strategjike

 

Kryeministri Rama ishte sot në QSUT, për të prezantuar nisjen e bashkëpunimit të këtij spitali me SHEBA medical center një spitali i njohur në Izrael, i cili do ndihmojë mjekët shqiptarë në dije dhe menaxhim, duke nisur nga Spitali Onkologjik në QSUT.

Rama thekson se izraelitët do sjellin dijen në spitalin shqiptar, si dhe qasje strategjike. Aspekt tjetër ku do ndihmojnë ata do jetë edhe teknologjia, për të cilët janë më të njohur në botë

'Ne duam që në radhë të parë, QSUT të ngrejë në standarde evropiane dhe në praktikat më të mira ndërkombëtare nivelin e menaxhimit. Ajo që kemi diskutuar me profesorin dhe ekipin e tij në Tiranë ishte që në këndvështrimin e tyre, pas vizitës të detajuar në QSUT, thanë se QSUT ka një brumë profesionistësh me të cilën mund të bëhet një bukë e nivelit më të lartë. Ajo çka qartësisht i duhet qendrës një nivel tjetër menaxhimi, kulturë menaxhimi, qasje menaxhimit që ka të bëjë me një traditë që na mungon dhe nuk mund të krijohet sepse thjesht ke dëshirë.

Paralelisht me asistencën e drejtpërdrejtë në terren, bashkërisht përditë do të zbatojmë një strategji të ngritjes së qendrës në nivel tjetër. Në jetën e përditshme të spitalit do ketë një sinergji të vazhdueshme. Sot falë teknologjisë, procesi i ndërveprimit, konsultimit do jetë në kohë reale. Ky është angazhimi më madhor që kanë marrë miqtë izraelitë. Ti kushtosh kohë dhe energji edhe ngarkesës së dikujt tjetër jashtë vendit është një sakrificë që përgjithmonë do ti jemi mirënjohës miqve izraelitë. Aspekti tjetër, aspekti i teknologjisë.

Është një çështje dijeje. Mund të kesh fonde, por nëse nuk ke dije dhe qasje strategjike, thjesht dhe vetëm mund të blesh më parë atë që mund të blesh më pas. Teknologjia i SHEBA është një nga pararojat në mjekësi. Kemi diskutuar dhe planin e investimeve në spital që do jetë në asistencën e këshillave të miqve në Izrael.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A S: 24/01/2025 18:01

    Can ns duhen kto cifute si vrasin femi per dit te na perdorin per pjes kembimi dhe ne si ne gaza

    Përgjigju
  • Saje Qorri: 24/01/2025 16:08

    Zoti Rama, a keni ndopak frikë se mos të zënë mallkimet e të sëmurëve të onkologjikut? Pyes për një mik

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/01/2025 16:05

    Njè qeveri hajdute, me ministra shèndetèsie nè burg pèr abuzim,,,njè kryeministèr qè tregon pèrralla çdo ditè, si ajo fija e kashtès qè i duket tra pèr shpètim nga mbytja,,,,tani pèrralla me izraelitè qè do bèjnè namin dhe do zgjidhin çdo problem. Duam zgjidhje? Tè gjithè hajdutèt nè burg,,,bashkè me dèrr dèrret e kètij qè tregon pèrralla. Nuk bèhet shtet me hajdutè.

    Përgjigju
  • Fshati: 24/01/2025 14:20

    Prej 2013-tes spitalet kanë qenë të shkëlqyer, falas, modernë, skena pas nevojë më shku jashtë shtetit per tu mjeku. Prej kur na qenkan bo banda kriminale?

    Përgjigju
  • Kalariu: 24/01/2025 14:20

    O Ramsi ska ilace...nuk keni ilace per te semuret me kancer...ben skanerin dhe skane as CD...se I vidhni te gjitha me Ata patronazhistet hajdute qe ke punesuar ne administraten e spitalit...ankohen njerezit pse ska ilace dhe ja vini fajin doktorave qe nuk I justifikojne drejtuesit....jeni HAJDUTA dhe mos e zgjat kot...BLINI ILACE se gjynah njerezit....po do te vije dita dhe Ty o pis

    Përgjigju
  • Mergimtari: 24/01/2025 14:04

    Z.Rama,bej sa te duash partneritete,bjer teknologjin me te mire Izraelite e boterore dhe bravo,por:A sjell dot (apo edukon) mjeke qe te dine te respektojne betimin e Ipokratit?Mjeket ne Shqiperine diktatoriale nuk i kishin mjetet,ndoshta edhe literaturen e barnat por,rrinin gatitu para pacientit e detyres.A i sjell dot???

    Përgjigju
    • @Mërgimtari: 24/01/2025 16:16

      Nuk ka ilaçe te onkologjiku or mik. Narkoshteti e ka katandisur mjekësinë një mallkim për shqiptarët. Sa për kohën e diktaturës, fshatarët që operoheshin I jepnin doktorit vezë, raki, pula. Ne qytetarët ndonjë pako kafe ose ndonjë shall ose copë për fustan për gruan e doktorit

  • Bim: 24/01/2025 13:10

    Nuk ja ka pa hajrin kush ketyre e nuk vjen kush pa interres o gjatosh. Shpresosha nje bashkpunim me spitalin San Rafaele te Milanos qe eshte nje ekselence ne rang boteror ku kena fluturime 2 here ne dite nga Tirana dhe e kena me thjesht me komuniku. Shpresojm qe te jemi populli i pare qe ja shofim hajrin ketyre çifutave

    Përgjigju
  • ops: 24/01/2025 12:51

    Bravo , aq i mire eshte si spital sa te huajt i kan len vendet e tyre dhe po presin rradhe me u kuru aty me ilacet qe svijne kurre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!

Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!