Tiranë, pedalim kundër Homofobisë 
Në shesh më pak se 30 persona

TIRANE - Homoseksualët shqiptarë zhvilluan për të tretin vit radhazi më 17 maj, parakalimin e tyre me biçikleta kundër homofobisë, ndërsa u vu re një pjesëmarrje mjaft e ulët. Në sheshin "Nënë Tereza" kanë pedaluar rreth 30 persona, mes tyre përfaqësues të organizatës LGBT dhe të huaj.

Ndërsa kanë dalë në shesh, në kuadër të ditës botërore kundër homofobisë, për të kërkuar që të mos i shikojmë ndryshe, në fakt vetë organizatat LGBT nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre as në këtë ditë dhe kanë zhvilluar dy aktivitete të ndara për të njëjtin qëllim. I pari, ishte ai i organizuar nga Aleanca kundër Diskriminimit LGBT në Shqipëri dhe ka nisur në orën 11:00 përpara Pallatit të Koncerteve. Me sloganin “Pedalo kundër Homofobisë”, atyre u janë bashkuar edhe aktivistë LGBT nga Kosova e Maqedonia, por edhe shumë përfaqësi diplomatike të huaja që punojnë në Tiranë.
 
Aktiviteti i dytë, i titulluar “Parada Gay” është organizuar një orë më vonë nga ambasada PINK, te “Vëllezerit Frashëri”, ku nuk kanë munguar përfaqësues të trupave diplomatikë, ndërsa për Avokatin e Popullit, ky aktivitete tregon se Shqipëria është integruar në Evropë.

“Bashkimi Evropian ka qenë për një kohe të gjatë advokues i të drejtave të njeriut. Të drejtat e njeriut jane një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit të vlerave të njerit të bashkimit evropian. dhe ne i kemi dhënë rëndësi këtij procesi edhe në Shqipëri dhe kjo duket edhe nga vlera që ai ka në procesin e integrimit evropian”, tha Clive Rumbolt, Përfaqësuesi i BE.

Në aktivitet ishte e pranishme edhe zv.ministrja e Mirëqenies Sociale, Bardhylka Kospiri. Dy aktivitetet janë ruajtur nga forca të shumta policie, ndërsa nuk iu dha leje një tubimi të komunitetit mysliman me pretendimin se zhvillohej në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend me aktivitetin e LGBT.

Ky marshim mbahet kundër Homofobisë, në kushtet kur në Shqipëri ky fenomen has ende kundështi nga shoqëria, ndërsa martesat mes pjesëtarëve të këtij komuniteti nuk pranohen me ligj. 

Kjo ditë do të vijojë me shfaqjen e  premierës së dokumentarit “SkaNdal”, dokumentari i parë për historinë e lëvizjes LGBT në Shqipëri, ku pjesëtarë të komunitetit do të shfaqen për herë të parë me zë e fytyrë për të treguar si lëvzja LGBT ka ndryshuar jetët e tyre. Ish Ambasadori Uidhers shfaqet ekskluzivisht në këtë dokumentar përmes një interviste që hedh dritë mbi angazhimin e tij personal në këtë lëvizje gjatë kohës kur ai jetonte dhe punonte në Shqipëri.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista