Atentati në Tiranë/ Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Hetohet konflikti për pronat! Autori i veshur si shpërndarës picash

TIRANE-  Konflikti për pronat me anëtarë të tjerë të fisit dyshohet se është pista kryesore e hetimit për vrasjen e Bujar Nasufit pronari i mobilierisë "Ferdinand" në Tiranë. 56 vjeçari u ekzekutua reth orës 20:40 të mbrëmjes së 12 janarit sapo iu afrua banesës në rrugën “Myrte Zeneli”,  mes Pallatit me Shigjeta dhe zonës së Selitës.

Dyshimet janë se viktima Bujar Nasufi ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit. Për këtë arsye, po punohet për verifikimin e tyre.

Bujar Nasufi rezulton të jetë pronar i mobilierisë 'Ferdinand', e cila është në likuidim e sipër. 

Çfarë regjistruan kamerat e sigurisë?

Grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij i kamufluar si motorist për shpërndarje picash. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave që policia ka bërë, autori e ka pritur viktimën në afërsi të banesës, përpara se të vinte.

56-vjeçari Nasufi u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe qëlloi duke e lënë të vdekur në vend.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në momentin kur ka ndodhur vrasja kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që janë afruar në banesë, pasi të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Fillimisht në rrugicë ka hyrë mjeti i të vëllait, ndërsa pas mjeti i viktimës. Sapo Bujar Nasufi ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar, më pas është larguar me motor.

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:19
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'


 

Foto: Bujar Nasufi 
 

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e 56 vjeçarit Bujar Nasufi i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Pallatin me Shigjeta.

Ai rezulton të jetë pronar i mobilierisë 'Ferdinand', e cila është në likuidim e sipër.

Pista kryesore ku Policia e Tiranës po heton deri tani për vrasjen e Bujar Nasufit, janë konfliktet brenda rrethit familjar, informoi gazetari Sokol Dema. 

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës