TIRANË - Situata e banorëve të përmbytur në Bregun e Lumit dhe në zonën e Kamzës mbetet e rëndë. Dëmet materiale i kalojnë 20 milionë lekë për familje. 

Pak punëtorë të bashkisë janë parë në terren duke pastruar baltën, ndërsa vetë banorët kërkojnë përkrahjen e shtetit për të kaluar situatën emergjente.

Dy ditë pas përmbytjes, gjurmët janë ende prezent. E vetmja shpresë për këta banorë mbetet ndërhyrja e Qeverisë, pasi, siç shprehen ata, askush s’i ka listuar apo përllogaritur dëmet materiale.
permbytja bregu i lumit
permbytja

permbytja bregu i lumit
 (Pamje nga përmbytjet në Bregun e Lumit dhe Kamëz)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)