TIRANË- Një apartament është përfshirë nga flakët, në një pallat në lagjen "Varri i Bamit", në Tiranë.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Zjarri ra në banesën e shtetases L. T., 55 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.