Fatmirësisht ka pasur një fund të mirë "aventura" e një 3 vjeçareje e cila ishte larguar nga kujdesi i prindërve pa u vënë re nga ata. Kanë qenë disa efektivë policie të cilët e kishin gjetur 3-vjeçaren të vetme në rrugët duke kërkuar për shtëpinë e saj.

Pas apelit të bërë nga ana e efektivëve të komisariatit të Kamzës në A1 Report prindërit e saj janë lehtësuar nga ky lajm dhe kanë nxituar për ta marrë.

Gjithashtu efektivët e këtij komisariati bënë me dije se vajza quhej Ergina dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore, nga sa mund ta dalloni edhe në foto, asaj i është dhënë një telefon që të argëtohet ndërsa pritej që të vinin prindërit për ta marrë.

vajza
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)