Tiranë, përmbyten banesa te
rruga në ndërtim "Ibrahim Braha"

Tiranë, përmbyten banesa te<br />rruga në ndërtim
TIRANË - Banorët e këtyre banesave përballen prej vitesh me një situatë të tillë, teksa uji përmes oborrit pushton edhe ambjentet e brendshme të këtyre shtëpive.

Reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe mungesa e kanalizimeve në rrugën “Ibrahim Braha” te zona Varri i Bamit, rrugë e cila është në rikonstruksion, janë shkaktarët kryesorë të këtyre përmbytjeve.

Vetë banorët shprehen se ankesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse prej vitesh bien në vesh të shurdhët, ndërsa theksojnë se përmbytjet e fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si djegien e pajisjeve elektrike dhe dëmtimin e orendive të tjera shtëpiake.

Punëtoret e firmës që po rikonstukton rrugën jashtë kameras shprehen se punimet janë në mes, ndërsa theksojnë se me përfundimin e tyre, kanalizimet do jenë funsksionale dhe do shmangin situata të tilla, ndërsa banorët po ngrenë prita artificiale për të parandaluar vërshimin e ujërave drejt shtëpive të tyre.

shtepi e mbytur
(Në foto: Banesa me ujë në rrugën "Ibrahim Braha")

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vjedhë 2 automjete, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Tentoi të vjedhë 2 automjete, arrestohet 50-vjeçari në Durrës