Pas aksidentit në Unazën e Madhe, një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në Tiranë mëngjesin e kësaj të mërkure. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë pranë një pike karburanti në Kinostudio.

Një prej automjeteve është përmbysur në rrugë sipasojë e goditjes së fortë. Mësohet se një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti, ndërsa si shkak dyshohet të ketë qenë lëvizja tej normave të lejuara.  

aksident tirane
aksident tirane
(Automjetet e aksidentuara sot në Kinostudio, Tiranë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com