TIRANË  - Aksident rrugor me përplasjen e dy makinave dhe një kamionçine prej të cilës 8 vetë kanë mbetur të plagosur, njëri rëndë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 te mbikalimi tek kthesa e Kamzës, ku i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i kamionçinës dhe 7 vetë,
të cilët kanë përfunduar në spitalin ushtarak. 

Në vendngjarje kanë mbërritur dy ambulanca, zjarrfikësja dhe forca të shumta policie.

Nga aksidenti është bllokuar një pjesë e autostradës te mbikalimi. Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e aksidentit.

kthesa e kamzes
(Foto nga aksidenti sot në mbrëmje te Kthesa e Kamzës, Tiranë).

aksidenti mbikalimi
(Foto nga aksidenti sot në mbrëmje te Kthesa e Kamzës, Tiranë).

aksident mbikalimi
(Foto nga aksidenti sot në mbrëmje te Kthesa e Kamzës, Tiranë).

Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/mag/shqiptarja.com)