TIRANË-Policia e kryeqytetit ka vendosur 3 persona në pranga për mashtrim kompjuterik, ndërsa ka sekuestruar 57 aparate Dream box dhe Smart box, një automjet, 180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.
Të arrestuar janë Kristo Taka, Valer Pinderi dhe Benard Xhuti. Ata akuzohen se mënyrë të kundraligjshme tregtonin aparate "Dream box" dhe "Smart box", duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.
Njoftimi i policisë Tiranë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas një pune hetimore 6 mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në funksion të procedimit penal nr.1135/2017, duke aplikuar metodat speciale të hetimit është bërë e mundur finalizimi me sukses i operacionit të përbashkët të koduar “Dream box”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrance i shtetasve si më poshtë:
• Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh Sarandë dhe banues në Tiranë.
• Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
• Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industruiale", parashikuar nga nenet 143/b, 180 dhe 149/a i Kodit Penal”, pasi këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme tregëtonin aparate "Dream box" dhe "Smart box", duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan;
• 57 aparate Dream box dhe Smart box.
• Një automjet tip Volksëagen Pasat AA 294 CG
• 180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
89%
-
Jo
6.7%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 493
Lajme të tjera
-
Biznesmeni Gjergj Luca zotohet për dasmë madhështore të Luizit me Kiarën në 7 maj: Surprizë për nipin tim kur të dalë nga BBV
31 Mars, 17:59
-
5 mijë bluza të bardha u larguan nga Shqipëria në 10 vite! Brataj: Të trajtohen me dinjitet! Sistemit shëndetësor i mungojnë mjekët e familjes
31 Mars, 17:52
-
E pabesueshme! Futbollisti i Argjentinës bën tatuazh Messin duke prekur Kupën e Botës
31 Mars, 17:41
-
Mars i 'përgjakur’, në vetëm 1 muaj 8 viktima të pafajshme! Nga masakra e Dan Hutrës te sulmi në Top Channel! Vrasje me armë zjarri e thikë, 13 të plagosur
31 Mars, 17:40
-
Plehrat e Tepelenës dhe Memaliajit kërcënim për Parkun Kombëtar të Vjosës! Bashkitë: Presim ndërtimin e landifillit të ri në Delvinë
31 Mars, 17:40
-
Pikë e re për kontrollin e ushqimeve në Portin e Durrësit! Krifca inspektim me ministrin italian Lollobrigida: Do kalojnë 1.4 mln tonë produkte në vit
31 Mars, 17:33
-
Programi italo-shqiptar i Konvertimit të Borxhit për zhvillim, hapa faza e dytë e aplikimit të projekteve! Ambasadori Bucci: Histori suksesi
31 Mars, 17:25
-
VIDEO/ Makina shpërthen në flakë në mes të Tiranës! Sot u ble nga një koncensionar makinash, por mjeti u bë shkrumb e hi
31 Mars, 17:18
-
Akuzat e Berishës për bashkëpunimin me Ballën për ligjin e dosjeve, reagon Alibeaj: Shpifjet në gojën e tij, një refren i njohur në politikën shqiptare
31 Mars, 17:12
-
Tiranë/ Gjendet një i moshuar i humbur në Kamëz, policia: Njoftoni 112 nëse keni dijeni për familjarët e tij! Dyshohet me probleme të shëndetit mendor
31 Mars, 17:08
-
Zbardhen prapaskenat, 2 futbollistët që shkarkuan Antonio Conten nga Tottenham
31 Mars, 17:03
-
Fatos Tarifa: Belind Këlliçi, tepër i vogël për një përgjegjësi kaq të madhe sa drejtimi i Tiranës
31 Mars, 16:59