TIRANE- Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në rrugën Muhamet Gjollesha, pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, ku një i ri është plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër me thikë. Sherri ka nisur në trotuarin në krahun e majtë kur shkon drejt “Vasil Shantos”. Katër persona kanë nisur të zihen me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër, kanë kaluar rrugën për të dalë në krahun e djathtë. Njëri prej të plagosurve është qëlluar përballë një kazinoje, ndërsa shoku i tij pak metra më tej. Të plagosurit Ndriçim Boka 22 vjeç dhe Klodian Shabani 25 vjeç, janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhen në gjëndje të rëndë.

(Foto nga vendi i ngjarjes)
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe janë identifikuar 2 autorët, 21 dhe 20-vjeçarë. Ndërkohë, Televizioni “A1 Report”, ka mundur të zbulojë dhe pamjen e njërit prej autorëve, fotografinë e të cilit e mbanin në dorë oficerët e policisë. Madje, burime konfidenciale nga policia konfirmuan, se personi në foto është njëri nga autorët.

(Foto: Njëri nga autorët e ngjarjes)
Ndërkohë, rreth orës 20:30, në lagjen “Luigj Gurakuqi” të Elbasanit, 26-vjeçari Ledio Duro është plagosur në kokë dhe ndodhet në gjëndje kritike. Tre persona, sipas policisë, e kanë goditur atë me shkelma e grushta dhe në fund me thikë.
Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com