TIRANE-Një agjent policie është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme te ish-Parku i Autobusëve pas një sherri me dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35, pranë një lokali, ndërsa efektivi i plagosur është Ermal Bregu. Efektivi, pjesë e strukturës së hetimit të krimeve në kryeqytet ka qenë jashtë orarit të punës kur është përfshirë në debat dhe është qëlluar nga njëri prej banorëve të lagjes, sipas policisë.

Ai është qëlluar në pjesën e barkut, ndërsa është dërguar në spital. Burime nga Spitali i Traumës, por edhe policia raportojnë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. ​Autorët, sipas policisë janë identifikuar dhe dyshohet se janë fshehur në zonën e ish-Parku të Autobusëve, ndërsa forca të shumta kanë rrethuar zonën për ti arrestuar.

Polici u konfliktua me dy persona, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se personi që e qëlloi është në moshë të re, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë lokalit ku ndodhi ngjarja. Efektivit të policisë që u plagos sot i është djegur makina tip 'Hummer' para dy vitesh poshtë banesës, ndërsa banonte në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Vendi ku ndodhi plagosja njihet edhe si zona e Emiljano Shullazit, ndërsa po hetohet nëse personat që qëlluan efektivin kanë lidhje me të. Policia po kryen kontrolle në zonë për arrestimin e autorëve dhe shoqërimin e personave që kanë lidhje me ngjarjen. 

 

 

Njoftimi i policisë së Tiranës
Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën "Kongresi i Lushnjës", tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.

Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B. Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
ermal bregu
Polici i plagosur Ermal Bregu

[gallery]24926[/gallery]

Dy.b/shqiptarja.com