TIRANË - I dënuar tre herë për tentativë vrasje, plagoset me armë. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, sot rreth orës 16:00 pranë liqenit artificial, është plagosur me pistoletë Klajdi Kodra.

Ky i fundit është i njohur për policinë, pasi është arrestuar dhe dënuar tre herë të tjera për tentativë vrasjeje.

Policia ka bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Kodra është plagosur me armë zjarri nga një person i cili ka qenë në shoqërinë e tij.

I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe efektivët e Komisariatit numër 2 janë duke hetuar ngjarjen.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)