TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë rreth orës 09:30, pranë "Rrugës së Dibrës".
Sipas informacioneve paraprake mësohet se i plagosuri është Vangjel Kashara 28 - vjeç, pronari i një argjendarie të rruga e Dibrës
28 - vjeçari është qëlluar me armë nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë telefonuar menjëherë policinë në momentin e të shtënave. Blutë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur sekuestrimin në cilësinë e provës materiale gëzhoja të shtëna nga armë e llojit pistoletë.
Vijon puna për identifikimin e autorit të kësaj ngjarje, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të zonës, dhe po heton nëse kemi të bëjmë me një grabitje ose konflikt që Vangjel Kashara mund të ketë pasur.
[gallery]23120[/gallery]
Policia jep të dhëna për identiktin e autorit
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia ka publikuar të dhëna rreth identiktit të autorit të plagosjes së 28-vjeçarit V.K.
Personi që ka qëlluar me armë pistoletë ka qenë i veshur me të bardha, ndërsa është i gjatë rreth 1.60 m. Autori i plagosjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi i plotë i policisë
Informacion paraprak.
Më datë 17.07.2017, rreth orës 09:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga hetimet dhe verifikimet paraprake është plagosur me armë zjarri shtetasi V.K., 28 - vjeç .
Sipas të dhënave paraprake 28 - vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.
Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO